1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëLindja e Mesme

Sulme të tjera në Rripin e Gazës

7 Gusht 2022

Forcat e armatosura izraelite kanë sulmuar gjatë natës objektiva të tjerë në Rripin e Gazës. Militantët palestinezë kanë qëlluar sërish me raketa në drejtim të Izraelit. Ekziston frika e një shkallëzimi të mëtejshëm.

https://p.dw.com/p/4FE1V
Nahost-Konflikt | Israelische Luftangriffe in Gaza
Fotografi: Adel Hana/AP Photo/picture alliance

Ushtria izraelite ka goditur disa objektiva në Rripin e Gazës natën e së dielës. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ben Gantz ka urdhëruar forcat e armatosura të vazhdojnë goditjet operative, bëhet e ditur nga kjo ministri. Objektiv i sulmeve është organizata e Xhihadit Islamik, PIJ, forca e dytë më e madhe ushtarake pas Hamasit. Nga Egjipti, që përpiqet të ndërmjetësojë nuk ka pasur asnjë përgjigje.

Militantët palestinezë kanë reaguar me goditje masive me raketa. Sipas të dhënave palestineze nga Ministria e Shëndetësisë që nga fillimi i sulmeve ajrore izraelite të premten kanë humbur jetën 29 vetë, shkruan afp, të paktën 215 vetë janë plagosur. Mes viktimave, sipas të dhënave palestineze, ndodhen krahas anëtarëve të Xhihadit islamik edhe 6 fëmijë dhe 2 gra. Izraeli i hodhi poshtë raportimet palestineze, se ushtria izraelite është përgjegjëse për vdekjen e 5 fëmijëve dhe një të rrituri në kampin e refugjatëve, Xhabalia. "Bazuar në të dhënat ushtarake, duket se kjo ngjarje është pasojë e devijimit të një rakete të Xhihadit islamik", thuhet nga pala izraelite.

Nahost-Konflikt | Israelische Luftangriffe in Gaza
Sulme ajrore në GazaFotografi: Fatima Shbair/AP Photo/picture alliance

Frika e shkallëzimit të situatës

Të premten ushtria izraelite filloi aksionin e zgjeruar ushtarak "Agimi" kundër Xhihadit islamik. Gjatë këtij aksioni u vra kreu ushtarak i Xhihadit islamik, Taisir al-Xhabari dhe anëtarë të tjerë të organizatës. Sipas ushtrisë izraelite, al-Xhabari ka qenë përgjegjës për sulmet me raketa nga bregu dhe sulme të planifikuara ndaj civilëve. Të dielën herët ushtria izraelite bëri të ditur, se ka kryer një goditje të suksesshme kundër Xhihadit islamik. "Udhëheqja e lartë e krahut ushtarak të Xhihadit islamik në Gaza është neutralizuar", bëri të ditur drejtuesi i sektorit të operacioneve ushtarake, gjeneralmajori, Oded Basiok, pa detajuar, se çfarë do të thotë neutralizim.

Rauch steigt nach israelischen Luftangriffen im südlichen Gazastreifen auf
Fotografi: Ashraf Amra/ZUMA/IMAGO

Ekziston frika se të dielën, ditën e agjërimit hebre dhe atë të zisë Tisha BeAV, gjendja mund të shkallëzohet. Sirenat e alarmit u dëgjuan të dielën në mëngjes edhe në Jeruzalem. Besimtarët hebrenj përkujtojnë të dielën shkatërrimin e dy tempujve antikë në Jeruzalem. Hamasi bëri thirrje në mbrëmje për të mbrojtur xhaminë Al-Aksa në Malin e Tempullit dhe "t'u dilet ballë sulmeve izraelite kundër vendeve të shenjta".

la/ag