Sulme terroriste ndaj ambasadave izraelite
13 Shkurt 2012Ministria bëri të ditur se në Nju Delhi ka shpërthyer eksplozivi, por nuk ka pasur dëme në njerëz. Në dallim nga ministria, disa media izraelite si gazeta "Haaretz", njoftojnë se në Indi është plagosur një diplomat izraelit. Ndërkohë që disa agjenci të lajmeve njoftojnë për katër persona të lënduar, por këto lajme nuk janë konfirmuar.
Lënda shpërthyese në Tbilisi të Gjeorgjisë është zbuluar dhe çmontuar me kohë, njoftoi Ministria e Jashtme izraelite. Kryeministri izraelin Benjamin Netanyahu ka akuzuar Iranin për këto sulme. Irani është eksportuesi më i madh i terrorit në botë, ka deklaruar Netanyahu.
Irani hedh poshtë akuzat
Përveç Iranit, kryeministri izraelit akuzoi edhe forca të caktuara palestineze të mbledhura rreth Hizbollahut për mbështetje të këtyre aksioneve terroriste. Mirëpo ambasadori i Iranit në Indi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për përzierjen e vendit të tij në këto sulme. Agjencia e lajmeve IRNA citon diplomatin iranian të ketë deklaruar Mehdi Nabizadeh se "vendi i tij nuk ëshë i përzier në asnjë sulm terrorist kundër diplomatëve izraelitë". "Pohimet e tilla janë të pavërteta dhe kanë për qëllim të mashtrojnë opinionin", tha ai.
Autor: Agj/Bahri Cani
Redaktoi: Lindita Arapi