Sulme kundër të krishterëve në Egjipt
9 Prill 2017Autoritetet e sigurisë i kanë kontrolluar dhe bastitur shumë pjesë të rajonit Tanta, pas sulmit ndaj kishës Shën Georg në këtë qytet të deltës së Nilit. Autoritetet kërkojnë edhe lëndë të tjera shpërthyese, që mund të jenë vënë. Bashkia e atjeshme ka festuar një festë të krishterë, në prag të Pashkëve.
Bomba nën ulëse
Në mediat lokale njoftohet se mjeti shpërthyes ishte vënë nën një karrikë. Në ditën e festës së besimtarëve të krishterë kisha ishte shumë e vizituar. Shën Georgi është kisha më e madhe e krishterë në këtë rajon.
Presidenti ka mbledhur Këshillin e Sigurisë
Më pas ka pasur një shpërthim edhe në qytetin Aleksandria në një kishë tjetër. Autoritetet thonë se në këtë kishë janë vrarë të paktën gjashtë dhe janë plagosur 33 pesona. Gazeta "Al-Ahram" pohon se sulmin e ka kryer një atentator vetëvrasës.
Presidenti Abdel Fattah Al-Sisi e ka mbledhur menjëherë Këshillin e Sigurisë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ahmed Abu Seid, tha se këto sulme janë drejtuar kundër të gjithë popullit egjiptian. "Terrorizmi e ka prekur të gjithë Egjiptin, kësaj radhe në ditën e luftjeve të ditës së diel."
Rreth 10% e më shumë se 90 milionë egjiptianëve janë të fesë krishtere. Përkundër disa tendosjeve, ata jetojnë në të shumtën e rasteve në kushte paqësore me shumicën myslimane. Por kohët e fundit janë shtuar aktet e dhunshme ndaj tyre. Sulmi në Tanta është i dyti më i madhi kundër Koptëve brenda gjashtë muajsh. Në dhjetor janë vrarë të paktën 30 persona në kryeqytetin Kajro. Për këto sulme përgjegjësinë e ka marrë "Shteti Islamik" - si në dhjetor ashtu edhe tani.
Qeveria gjermane dhe Papa shprehin keqardhje
Qeveria gjermane i ka shprehur Presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ngushëllime dhe keqardhje për këto sulme. Kështu u shpreh zëdhënësi i Qeverisë Stefen Seibert. Ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel (SPD) tha në Berlin se "kalkulimi i atentatorëve paraqet një pengesë serioze për procesin paqësor në këtë vend". Ai denoi ashpër sulmet ndaj personave të një besimi tjetër. Ngushëllime ka shprehur edhe Papa Françesku. Ai ka bërë të ditur se në fund të prillit do të vizitojë Egjiptin. Papa ka denuar çdo lloj sulmi dhe dhune ndaj grupeve tjera fetare.
bc/haz/qu (rtr, dpa)