1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sukses i vogël për palestinezët - Vendoset prishja e murit

Sebastian Engelbrecht / Tel Aviv (BR) 29 Korrik 2008

Izraeli duhet ta prishë e spostojë pjesërisht gardhin mbrojtës në Jordanin perëndimor, gardh ky që hyn gjerësisht në tokën palestineze. Vendimin e mori jo vetëm Gjykata e Lartë e Izraelit.

https://p.dw.com/p/ElQr
Palestinez duke punuar në tokën e tij që ndodhet afër murit në Jordanin Perëndimor
Palestinez duke punuar në tokën e tij që ndodhet afër murit në Jordanin PerëndimorFotografi: picture-alliance/ dpa


Për marrjen e këtij vendimi ndikoi edhe Shefi i shtabit të Përgjithshëm izraelit, Ashkenazi.

Gati të gjitha mediat izraelite heshtin. Radioja, televizioni, gazetat nuk interesohen edhe aq për dështimin e heshtur të qeverisë izraelite. E vetmja që raporton për fitoren e palestinezëve në luftë kundër gardhit mbrojtës që duhet të ndajë Jordanin perëndimor nga Izraeli - është gazeta liberale, "Ha'aretz". 2,4 kilometër gardh në veri të qytetit palestinez, Kalkilia duhet të prishë dhe spostojë Izraeli. Palestinezët rifitojnë disa kilometra kuadrat tokë, rreth 15 km larg Tel Avivit, një tokë pjellore kjo, tokë palestineze, të cilën Izraeli faktikisht ua zhvati kur qeveria filloi me ndërtimin e gardhit mbrojtës para pesë vitesh.

2,4 km. nuk janë shumë për një gardh betoni e i përfocuar me gjembat e hekurt, i cili parashikohet të shtrihet në 700 km. Por korrigjimi që ju bë kufirit të tij mund të jetë shembull për pjesë të tjera të diskutueshme të murit bllokues, aty ku kjo vepër ndërtimi hyn thellë në tokën palestineze.

Ka pesë vjet që palestinezët e prekur në rajonin e Kalkilias luftojnë kundër vijës nga kalon gardhi mbrojtës në Gjykatën e Lartë të Izraelit. Padia e tyre doli me sukses. Që në vitin 2006 Gjykata në Jeruzalem kumtoi se gardhi mbrojtës nuk është ndërtuar për arsye sigurie, por ushtria ka marrë më shumë në konsideraratë planet për zgjerimin e ngulimeve izraelite në Jordanin perëndimor.. Vitin e kaluar Gjykata e Lartë e rikonfirmoi këtë vendim. Interesat e të ardhurve nuk duhet të përcaktojnë rrjedhën e ndërtimit të gardhit, por vetëm interesat legjitime të shtetit izraelit.


Pikërisht kështu e kishte legjitimuar në vitin 2003 ish-kryeministri Ariel Sharon ndërtimin e gardhit: "Dua të bëj të qartë se gardhi i sigurisë nuk është një kufi politik. Ai as nuk është gardh sigurie. Mbrojtje do të thotë këtu parandalim i terrorit. Duhet të ndalen ata njerëz që duan të hyjnë ilegalisht në Izrael dhe të bëhen aktivë si kriminelë."


Edhe ministria e mbrojtjes e ka pranuar tashmë vendimin. Këtu ka dhënë kontribut edhe shefi i të shtabit të përgjithshëm Gabi Ashkenazi, që prej një viti në detyrë. Megjithatë u desh edhe një vit një ministria e mbrojtjes të formulonte kufirin e ri në Kalkilia. Për palestinezët prishja e pjesshme e gardhit është vetëm një sukses i vogël. Sepse kufiri i gardhit në Kalkilia edhe në të ardhmen nuk do të kalojë përgjatë "linjës së gjelbër" të njohur ndërkombëtarisht që ndan territorin izraelit e atë palestinez, por sërish në Jordanin perëndimor.