1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Suedezët kampionë në riciklim

13 Maj 2020

Suedia është një vend pararojë në fushën e riciklimit. Dhe një ndër traditat e tyre të preferuara janë blerjet në ankand të objekteve të vjetra, sepse suedezët nuk kanë dëshirë t'i hedhin gjërat në plehëra.

https://p.dw.com/p/3c8d0
Living Planet reports Schweden Recycling
Fotografi: DW/Richard Orange

Suedia është një vend pararojë në fushën e riciklimit. Dhe një ndër traditat e tyre të preferuara janë blerjet në ankand të objekteve të vjetra, sepse suedezët nuk kanë dëshirë t'i hedhin gjërat në plehëra. Për suedezët, gjithçka që ka histori është një thesar. Dhe nuk ka pothuajse asgjë që nuk e do askush tjetër. Prandaj edhe ankandet me sende të dorës së dytë janë një biznes interesant. Kristian Wogeler, është tregtar gjërash të përdorura dhe organizator ankandesh. Kur dikush nëpër fshatra restauron apo shet shtëpinë ai blen gjëra që ndryshe do të përfundonin në plehra dhe i ofron përsëri për shitje.

Në ofertë ai ka shumë gjëra të vjetra, por ende të dobishme  dhe jeton me ankande mallrash të tilla. "Ne suedezëve na pëlqejnë gjërat e dorës së dytë. Ato kanë diçka shumë të veçantë për ne. Në të gjithë Evropën ne jemi padyshim vendi në të cilin kjo lëvizje është më e fortë. Ankandet u japin njerëzve kënaqësi! Këtu mund të blesh gjëra të vlefshme për çmime të ulta. Dhe parimi i suedezëve është ripërdorim në vend të flakjes." - thotë  Kristian Wogeler.

DW  Fokus Europa
Dyqani i parë i riciklimit në botë në Eskilstuna afër Stokholmit Fotografi: WDR

Dyqani i parë i ricklimit

Gjithnjë e më shumë njerëz në Suedi janë përkrahës të riciklimit dhe e kanë shndërruar atë në moto jetese. Dhe në model biznesi. Si në Eskilstuna afër Stokholmit ku hapi dyert disa vjet më parë dyqani i parë i riciklimit në botë. Aty shiten mobilje, rroba, libra - të gjitha gjërat i përkisnin dikur dikujt. Pronarët e mëparshëm i kanë dhuruar ato dhe ato shiten për herë të dytë, tregon Amjad Al Chamaa që shet pajisje elektrike.

"Shumë nga ata që vijnë këtu duan të mbrojnë mjedisin, duan që njerëzit e varfër të fitojnë pak para. Dhe i gjithë dyqani dykatësh i riciklimit nuk do të funksiononte pa një mendim të tillë, pa ndjenjën e komunitetit që e kanë shumë suedezë." - thotë Amjad Al Chamaa.

Në vend që t'i hedhin në plehëra, njerëzit i çojnë TV e vjetër, kompjuterët apo telefonët në një ofiçinë. Shpesh, teknikëve nuk u duhet të riparojnë shumë - dhe shumica e pajisjeve janë pothuajse si të reja: dhe të gjithë përfitojnë nga ky lloj riciklimi që ndihmon dhe mjedisin. Dhe koncepti i dyqanit të riciklimit madje ia vlen. Sipas deklaratave të tyre, të gjithë tregtarët kanë bërë më shumë se një milion euro fitim vitin e kaluar. Gjithnjë e më shumë njerëz vijnë këtu për të blerë. Dhe thuajse gjithkush gjen diçka.

Living Planet reports Schweden Recycling
Fotografi: DW/Richard Orange

Kur dyqanet mbyllin dyert, hapin dyert oficinat e riciklimit. Në to të interesuarit mund të mësojnë se si t'i riparojnë apo të bëjnë gjëra të reja nga të vjetrat. "Ne përpiqemi të rimendojmë se çfarë janë me të vërtetë mbeturina dhe çfarë mund ta ripërdorim. Sigurisht që ne të gjithë jemi pjesë e botës së konsumit. Por ne duhet të mendojmë me kujdes për ato që blejmë dhe çfarë ndikimi kanë mallrat që blerjmë ndaj mjedisit." - thotë dizajneria Alex Fridunger. Mbase dashuria suedeze për gjërat e vjetra që ende mund të përdoren infekton edhe evropianët e tjerë.