1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Studimi: Të pasurit më të pasur, të varfrit më të varfër

15 Janar 2024

Para fillimit të punimeve të Forumit Botëror Ekonomik në Davos, Zvicër, organizata Oxfam ka publikuar një studim mbi pabarazinë ekonomike në botë.

https://p.dw.com/p/4bDmA
Pamje ilustruese - një burrë që lyp dhe një grua që kalon aty me çantat plot
Pamje ilustrueseFotografi: blickwinkel/McPHOTO/BilderBox/picture alliance

Pesë burrat më të pasur të botës nga viti 2020 e kanë dyfishuar pasurinë e tyre, sipas një studimi të fundit të publikuar nga organizata Oxfam, Sipas studimit në vitin 2020 pesë më të pasurit e botës zotëronin një pasuri prej 450 miliardë dollarësh. Ndërkohë kjo pasuri është rritur tani në 869 miliardë dollarë - Oxfam thekson se të gjithë miliarderet e miliarderët në këtë hapësirë kohore deri në vitin 2023 e kanë rritur pasurinë e tyre në 3,3 bilionë dollarë, cituar nga agjencia e lajmeve, KNA - kjo në një kohë kur gati 5 miliardë njerëzit më të varfër të botës kanë humbur 20 miliardë dollarë pasuri.

Oxfam llogarit edhe pasurinë e gjermanëve më të pasur, kjo që nga viti 2020. Duke hequr inflacionin, pasuria e pesë gjermanëve më të pasur është rritur me 73,85%, nga 89 në 155 miliardë dollarë.

Davos -para takimit të Forumit Ekonomik Botëror, Studio blu me pesë karrige të bardha bosh
Davos studioja e takimit 2024Fotografi: Salvatore Di Nolfi/KEYSTONE/picture alliance

Super të pasurit të japin një kontribut të proporcional për komunitetin

"Ne kemi nevojë për një tatim të pasurive të larta, me qëllim që super të pasurit të japin një kontribut proporcional për komunitetin", kërkoi kryetarja e bordit të Oxfam për Gjermaninë, Serap Altinisik.

Konkretisht Oxfam flet për tatimin 2% për pasuri mbi pesë milionë dollarë, 3% për pasuri mbi 50 milionë dollarë dhe 5% për pasuri që kalojnë 1 miliardë dollarët. Sipas Oxfam vetëm në Gjermani, sipas llogaritjeve, do të rridhnin 93,6 miliardë dollarë në vit. Në Republikën Federale këtë lloj tatimi do ta jepnin rreth 200.000 vetë, që përbën vetëm 0,24% të popullsisë.

Ushqime falas - Rritet varfëria edhe në Gjermani

Organizata Oxfam e prezantoi studimin "Pabarazi Inc." para fillimit të punimeve të Forumit Botëror Ekonomik në Davos më 15 janar. Në Davos mblidhen në takimin pesë ditor përfaqësues shtetesh e qeverish nga më shumë se 100 vende, si edhe ekspertë të njohur të ekonomisë e botës së financave. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar Sekretari i Departamenti Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, presidenti francez, Emmanuel Macron,  kryeministri kniez, Li Qiang. Kancelari Scholz nuk do të shkojë në Davos. Veç debateve mbi ekonominë, pjesëmarrësit do të trajtojnë veçanërisht çështje, se si duhet të përfundojë lufta në Gaza apo si të arrihet paqja në Ukrainë.

 

la/kna