1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Strasburg: Debat për dëbime të jashtëligjshme të migrantëve

14 Shkurt 2020

Parlamenti i BE-së debaton për gjendjen humanitare të refugjatëve dhe migrantëve në kufijtë e jashtëm të BE-së. Në fokus janë kryesisht Greqia dhe Kroacia.

https://p.dw.com/p/3XklM
Frankreich EU-Parlament in Straßburg
Fotografi: picture-alliance/ZUMAPRESS/R. Monaldo

Pikërisht Kroacia, një vend që mban presidencën aktuale të BE-së, kritikohet se ka kthyer vazhdimisht në mënyrë të jashtëligjshme migrantë në vendin fqinjë, Bosnje. Kjo akuzë nuk është e re. Që vende të caktuara kritikohen gjatë debatit parlamentar, kjo nuk ndodh rëndom në Starasburg, por vetëm në rastet kur ka shkelje evidente ligjore, të cilat nuk mund të heshten. E pikërisht ky është rasti që ngre eurodeputeti, Kostas Arvanitis, nga grupi më i madh parlamentar i opozitës greke Syriza, i cili gjatë muajve të fundit ka vizituar strehimoret e refugjatëve në Europën Jugore dhe ka bsieduar me të prekurit në vend.

"Qindra raste të kthimeve me dhunë, të ashtuquajtura Push-Backs" thotë, se ka konstatuar politikani i majtë gjatë vizitave në strehimoret në Serbi, Kroaci, Hungari, Bosnjë-Hercegovinë. "Ministrat kroatë thonë, që këto janë Fake-News, por ne i kemi parë me sytë tanë, që njerëzit janë të dëshpëruar", kritikon Arvanitis. Të pretendosh të kundërtën, është fyerje për parlamentarët e BE-së dhe kjo çon ujë në mullinin e ekstremistëve të djathtë.

Eshtë një temë mjaft emocionale, por edhe një çështje përkufizimi. Deputetët konservatorë tërheqin vëmendjen, se refuzimi i kalimit  të kufirit nuk është kthim ilegalisht, por e drejta e çdo shteti sovran. Megjithatë të majtët dhe ekologjistët u përmbahen akuzave të ngritura prej tyre. Disa prej tyre kërkojnë një "verifikim të pavarur" për Kroacinë. Push-Backs nuk mund të pranohen, paralajmëron Komisarja e BE-së, Helena Dali, pa iu referuar ndonjë vendi të veçantë.

Migranten im Nordwesten Bosniens
Migrantë thonë se janë keqtrajtuar nga policia kroateFotografi: picture-alliance/dpa/G. Mayer

Sekretarja e shtetit Nikolina Brnjac, që foli në emër të presidencës kroate në BE, i hodhi poshtë akuzat dhe vuri në dukje, se Kroacia akuzohet me pa të drejtë sikur i trajton keq migrantët. Ajo mbështetet edhe prej politikanes kroate në BE Zeljana Zovko, që i adresohet Bosnjes, duke nënvizuar, se: "ministri përgjegjës i Bosnjë-Hercegovinës dy vitet e fundit e ka injoruar problemin dhe vetëm javën e kaluar kërkoi ndihmë prej Kroacisë ".

Aspak çtensionim i gjendjes në Greqi

Për herë të dytë brenda një muaji parlamentaret e BE-së shqyrtuan gjendjen e pashpresë të refugjatëve dhe migrantëve në strehimoret përgjatë kufijve të jashtëm të BE-së. Në debatin e fundit në fund të janarit në Bruksel u diskutua thuajse eksplicit për kushtet e mjerueshme ne ishujt grekë. Edhe në këtë drejtim ende nuk ka asnjë shenjë çtensionimi. Përkundrazi: „Situata është përkeqësuar", vëren deputeti ekologjist Damian Boeselager, i cili ve para përgjegjësisë institucionet në Bruksel.

Migranten im Nordwesten Bosniens
Migrantë në veriperëndim të BosnjesFotografi: picture-alliance/dpa/G. Mayer

Këshilli dhe Komisioni i BE-së nuk duhet ta shmangin përgjegjësinë nga vetja, tërheq vëmendjen politikani socialdemokrat Norbert Neuser. Ai bën thirrje për një „konferencë të përbashkët të Komisionit të BE-së, Greqisë, Kroacisë si presidente e radhës dhe OKB-së", për të analizuar në detaje situatën në ishujt grekë. Pikërisht komisari për Migracionin, Margaritis Schinas, nuk ishte i pranishëm në debatin që u zhvillua në Strazburg – me sa duket ai ka pasur arsye të fortë: Të mërkurën (12.02) zëvendëskomisari i BE-së u takua me kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz për ta bindur këtë të fundit për një pakt europian për migracionin.