Francë:Steinmeier përkujton viktimat e maskrës së Oradurit
11 Qershor 2024Pas sukseseve të partive të djathta në zgjedhjet për Parlamentin European, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier në ceremoninë përkujtimore të viktimave të masakrës së forcave SS gjatë Luftës së Dytë Botërore në Oradour-sur-Glane në Francë nacioanlsocializmit, bëri thirrje për mbrojtjen e një Europe kozmopolite dhe paqësore.
Ai tërhoqi vëmendjen, që të mos harrohet kurrë, ajo çfarë ka shkaktuar nacionalizmi dhe urrejtja në Europë.
Me rastin e 80 vjetorit të kësaj mizorie të nazistëve, presidenti gjerman Steinmeier dhe ai francez Emmanuel Macron përkujtuan viktimat.
Në fshatin francez Oradur pranë Limoges, më 10 qershor 1944 ushtarë të divizionit SS „Rajhu" vranë 642 civilë, midis tyre 247 fëmijë. Burrat i vranë me mitrolozë, gratë e fëmijët i helmuan dhe dogjën në një kishë.
Kjo ka qenë një ndër krimet më të mëdha të luftës të Gjermanisë naziste në Europë. Rrënojat e fshatit edhe sot e kësaj dite janë ruajtur si memorial.
dw/ard