1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Francë:Steinmeier përkujton viktimat e maskrës së Oradurit

11 Qershor 2024

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier në Francë: Të mos harrohet kurrë, ajo çfarë ka shkaktuar nacionalizmi dhe urrejtja në Europë.

https://p.dw.com/p/4gt1y
Presidentët Steinmeier dhe Macron në memorialin e masakrës së Oradurit
Presidentët Steinmeier dhe Macron në memorialin e masakrës së OraduritFotografi: Ludovic Marin/AP/picture alliance

Pas sukseseve të partive të djathta në zgjedhjet për Parlamentin European, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier në ceremoninë përkujtimore të viktimave të masakrës së forcave SS gjatë Luftës së Dytë Botërore në Oradour-sur-Glane në Francë nacioanlsocializmit, bëri thirrje për mbrojtjen e një Europe kozmopolite dhe paqësore.

Steinmeier dhe Macron rrugës në fshatin memorial Oradur
Steinmeier dhe Macron rrugës në fshatin memorial OradurFotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Ai tërhoqi vëmendjen, që të mos harrohet kurrë, ajo çfarë ka shkaktuar nacionalizmi dhe urrejtja në Europë.

Me rastin e 80 vjetorit të kësaj mizorie të nazistëve, presidenti gjerman Steinmeier dhe ai francez Emmanuel Macron përkujtuan viktimat.

Në fshatin Oradur rrënojat nga koha e luftës janë ruajtur si memorial
Në fshatin Oradur rrënojat nga koha e luftës janë ruajtur si memorialFotografi: Keystone/Getty Images

Në fshatin francez Oradur pranë Limoges, më 10 qershor 1944 ushtarë të divizionit SS „Rajhu" vranë 642 civilë, midis tyre 247 fëmijë. Burrat i vranë me mitrolozë, gratë e fëmijët i helmuan dhe dogjën në një kishë.

Kjo ka qenë një ndër krimet më të mëdha të luftës të Gjermanisë naziste në Europë. Rrënojat e fshatit edhe sot e kësaj dite janë ruajtur si memorial.

dw/ard