Reklamë
Florjan Çorosteni punon prej disa muajsh në një spital në Linzin e landit Renani Veriore/Vefstfali (NRW) të Gjermanisë, si infermier, po ai ende nuk paguhet si i tillë. Gjermania nuk e njeh kualifikimin që ka bërë në Shqipëri. Prandaj Florian Çorostenit i duhet të japë provime shtesë që të paguhet si infermier. Dhe megjithëse Gjermania kërkon fuqi punëtore në mjekësi, pengesat burokratike për të punuar në këtë profesion nuk janë hequr. Për më shumë shikoni videoreportazhin e DW.