1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

211209 EU Ratspräsidentschaft Spanien

1 Janar 2010

Presidenca e radhës së BE-së, që nisi më 1 janar 2010 duhet ta ndajë për herë të parë punën me dy përfaqësues të rinj të përhershëm të BE. Spanjollët megjithatë flasin për një bashkëpunim të ngushtë.

https://p.dw.com/p/LAbx
Nga 1 janari Spanja drejton BE
Nga 1 janari Spanja drejton BE-në

Është zhdukur pasiguria për procesin e reformave të Lisbonës

Se sa ka ndryshuar Bashkimi Evropian vetëm brenda një gjysëm viti mund të kuptohet nëse i kthehemi fillimit të presidencës suedeze të radhës. Në fund të qershorit Ministrja suedeze për Evropë, Cecelia Malmström i pati shpallur prioritetet e vendit të saj për gjashtë muajt e ardhshëm.

"Ne jemi të gjithë shumë të vetdijshëm se kjo është një presidencë e vështirë. Duhet të konstituohet parlamenti i ri, të ndërrohet komisioni, e pranishme është pasiguria për kornizën institucionale që ka të bëjë me mundësinë e një referendumi të ri në Irlandë dhe ne kemi krizën ekonomike".

Vetë kriza ekonomike sot nuk duket aq dramatike si atëherë. Para së gjithash është zhdukur pasiguria e madhe se si do të shkojnë punët më tutje me procesin e reformave të Lisbonës. Marrëveshja e Lisbonës tani ka hyrë në fuqi. Dhe presidenca spanjolle është e para në BE me Herman van Rompuy-n si president të përhershëm të Këshillit dhe me Catherine Ashton si përfaqësuese e lartë e Unionit për politikën e jashtme dhe të sigurisë. Ashton do të ketë tani më shumë kompetenca. Në këtë mënyrë presidenca spanjolle e radhës humb relativisht si për nga pesha ashtu dhe për nga rëndësia. Megjithatë spanjollët janë të gatshëm që ta pranojnë lehtë këtë ndryshim. Edhe Ministri i Jashtëm i Spanjës Miguél Angel Moratinos u tregua modest dhe me pak ironi foli për vetveten në veten e tretë:

"Ministri iJashtëm spanjoll është në dispozicion të plotë të zonjës Ashton. Ai mund t'i shërbej asaj atje ku ai për shkaqe historike dhe përvojës, pra afërsisë gjeografike ka më shumë përvojë si në Lindjen e Mesme, në Amerikën Latine, në Afrikën e Veriut, në hapësirat e Detit Mesdhe. Atje mund të bashkëpunohet".

Spanjollët duan ta çojnë përpara zgjerimin e BE-së

Dhe disa nga këto përvoja të posaçme do të jenë disa nga temat qendrore të presidencës spanjolle. Në veçanti sa i përket Lindjes së Mesme, shefi i diplomacisë spanjolle Moratinos shkoi shumë larg:

"Parashikimet e mia, ëndrra ime dhe angazhimi im është të punojë që në në vitin 2010 ne të kemi përfundimisht një shtet palestinez i cili do të jetonte në paqe dhe siguri me Izraelin. Pse duhet të presim më gjatë?.

Spanjollët duan të çojnë përpara edhe procesin e zgjerimit. Mundësisht gjatë presidencës së tyre ata dëshirojnë të përmbyllin procesin e anëtarësimit të Kroacisë. Dhe qeverisë serbe, e cila dorëzoi (22.12.) në Stokholm kërkesën për anëtarsim i pëlqen fakti që Spanja është një prej vendeve të pakta të BE-së, që nuk e ka njohur Kosovën si shtet. Beogradi vazhdon ta quajë Kosovën si pjesë të Serbisë. Moratinos e ndjeu veten pak të ngacmuar kur u hap kjo temë në Bruksel:

"Ne spanjollët tërë kohën kemi qenë jashtëzakonisht konstruktiv në këtë çështje me përjashtim të mosnjohjes së Kosovës. Ne i kemi arsyet tona ligjore, por sot nuk është dita të diskutojmë për ato".

Arsyeja ka të bëjë me frikën e Madridit se duke njohur Kosovën do të mbështesë seperatizmin bask dhe katalanas në Spanjë.

Autor: Kristof Haselbah/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi