1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Sot thuhet se ishte e rëndësishme për RFGJ-në, që u krijuan të Gjelbrit."

13 Janar 2010

Partia ekologjiste "të Gjelbrit" feston 30 vjetorin e krijimit

https://p.dw.com/p/LUcK
Deputetë të të Gjelbërve në Bundestag në Bon, 1983Fotografi: AP

"Allgemeine Zeitung", që del në Mainz, shkruan: "Komunistë pacifistë, feministe, por edhe mendimtarë të matur, njerëz sensibël në kërkim të gjërave, që mund ta shpëtonin botën. Kur "të Gjelbrit" themeluan partinë para 30 vjetësh, atyre u dhanë pak shanse. Në rastin më të mirë u përqeshën, në rastin më të keq u demonizuan. Sot thuhet se ishte e rëndësishme për RFGJ-në, që u krijuan të gjelbrit. Nuk është nevoja të jesh dakord me secilën bindje të tyre, por ato sollën në qëndër të vemendjes tema, të cilat partitë e tjera i injoronin, i nënvlerësonin, apo para të cilave i mbyllnin sytë. E ardhmja? Temat luftë, paqe dhe ekologji mbeten me rëndësi ekzistenciale."

"Frankfurter Neue Presse" ka këtë mendim: "A na nevojiten më të gjelbrit? Kjo pyetje shtrohet gjithnjë e më shumë, që kur idetë e tyre gjejnë gjithnjë e më shumë përkrahje jo vetem te socialdemokratët, por edhe tek unioni. Përgjigja është po, të gjelbrit nevojiten akoma. Sepse ekziston rreziku, që pa hostenin e të gjelbërve partitë e tjera të bien në rehati. Por edhe të gjelbrit kanë nevojë për diçka. Atyre u duhen ndryshime në personel. Si parti ata mbushin 30 vjet, por kokat e tyre drejtuese po shkojnë drejt të gjashtëdhjetave. Nqs nuk i vënë forcat e reja në plan të parë, të Gjelbrit mund të kenë një fat të keq, të bëhen monotonë.

Gazeta "Braunschweiger Zeitung" shkruan për Miep Gies, gruan hollandeze, që ka shpëtuar ditarin e Ana Frankut. Ajo ishte një ndër ata që ndihmuan familjen hebreje Frank të fshihej nga nazistët. Ajo vdiq të hënën në mbrëmje në Hollandë, në moshën gati 101 vjeçare.

"Miep Gies ka patur një jetë të pasur, sepse ishte e mëshirshme dhe ka rezistuar. Jeta e saj e gjatë i dha mundësinë që deri në pleqëri të tregonte gjithnjë për Ana Frankun dhe familjen e saj. Këtë detyrë, që vetë ia vuri vetes, e ka përmbushur me dekada të tëra deri sa më në fund e lodhur zgjodhi heshtjen. Miep Gies ka qenë një dëshmi prekëse, që duhet të mbetet dhe do të mbetet.

Autor: dpa

Redaktoi: Angjelina Verbica