1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sondazhi në Gjermani: Kandidatët për kancelarë jopopullorë

21 Tetor 2024

Votuesit në Gjermani janë të pakënaqur me ata që janë kandidatë për kancelarë në zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm. Kjo prek si kancelarin Scholz edhe kandidatin e CDU, Merz, megjithëse ky i fundit shton pikët.

https://p.dw.com/p/4lypI
Scholz dhe Merz në Bundestag
Fotografi: Florian Gaertner/photothek/picture alliance

Në një sondazh të barometrit politik të televizionit gjerman, ZDF "Politbarometer", një shumicë e të anketuarve nuk kanë ndonjë vlerësim shumë pozitiv për kandidatët për kancelar që hyjnë në garë në zgjedhjet e Bundestagut vitin e ardhshëm. Këto vlera jopopullore prekin si kancelarin aktual, Olaf Scholz (SPD), rivalin e tij konservator, Friedrich Merz CDU, Robert Habeck, Të Gjelbrit dhe Alice Weidel (AfD).

Merz kryeson

Më së miri në sondazh del kandidati i CDU, Friedrich Merz. 40%  e të anketuarve thonë, se Merz është i përshtatshëm për kancelar. 54% mendojnë të kundërtën. Por nëse do të zgjidhnin mes Scholz apo Merz, 48% e të anketuarve thonë "Po" për kandidatin konservator.

Kurse kancelarin, Olaf Scholz vetëm 28% e të anketuarve e konsiderojnë si të përshtatëshëm për të qenë kancelar, ndërkohë që 70% janë kundër. Robert Habeck nga Të Gjelbrit gjen mbështetje nga vetëm 26% e të pyeturve, kurse Alice Weidel vetëm nga 16% e të anketuarve konsiderohet kompetente për kancelare.

Ndërsa nëse do të zhvilloheshin zgjedhje parlamentare të dielën e ardhshme, Partia Socialdemokrate do të merrte 16% të votave, kurse opozita CDU/CSU do të merrte 31% të votave. Të Gjelbrit bien me një pikë dhe do të merrnin 11%, Partia liberale, FDP do të merrte 3%, e nuk do të hynte në Bundestag, kurse AfD 18%. E Majta do të merrte 4%. Partia e re sapoformuar, Aleanca Sahra Wagenknecht, BSW do të merrte 8%.

Friedrich Merz CDU, pas tij kancelari Scholz
Friedrich Merz, kandidati kryesor i CDU-së për zgjedhjet 2025, duke folur në BundestagFotografi: Frederic Kern/Future Image/IMAGO

Edhe tek politikanët të vlerësuar sipas simpatisë, kancelari Scholz renditet shumë prapa. Në vend të parë renditet ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.  Kurse në vendin e dytë, kryeministri i landit Renani Veriore-Vestfali, Hendrick Wüst me diferencë pikësh pas tij renditen Markus Söder, kryeministri bavarez (CSU) dhe kreu i CDU-së, Friedrich Merz. Scholz renditet pas ministrit të Ekonomisë, Habeck dhe ministres së Jashtme Baerbock.

Mbështetja ushtarake për Ukrainën

Qëndrimet ndaj mbështetjes së Perëndimit për Ukrainën pothuajse nuk kanë ndryshuar kohët e fundit: 38 përqind e të anketuarve (minus 3 pikë krahasuar me qershorin) janë në favor të mbështetjes më të fortë ushtarake, 27 përqind (e pandryshuar) thonë se duhet të mbetet siç është më parë dhe 31 përqind (plus 3 krahasuar me më parë) duan që Ukraina të marrë më pak mbështetje ushtarake.

Të anketuarit nuk janë të një mendimi, nëse Ukraina duhet të heqë dorë nga territoret e pushtuara nga Rusia (vetëm 43 përqind) nëse kjo mund t'i japë fund luftës, ose nëse ajo duhet të vazhdojë të luftojë për çlirimin e tyre (45 përqind e mbështesin këtë).

Tanku shihet gjatë një stërvitjeje. tytën e ka të drejtuar nga kamera. Pjesa tjetër është e kamufluar.
Tanke Leopard për UkrainënFotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

Humbja e rëndësisë ekonomike të Bashkimit Evropian

Rënia e vazhdueshme ekonomike nuk prek vetëm Gjermaninë, por gjithashtu, në një masë më të vogël, të gjithë Bashkimin Evropian. Për një kohë të gjatë është diskutuar nëse, Bashkimi Evropian po humbet peshë ekonomike duke pasur parasysh konkurrencën në tregjet globale dhe krahasuar me vende të tilla si SHBA, Rusia dhe Kina. 16% janë shumë të shqetësuar, 45% janë shumë të shqetësuar në lidhje me këtë çështje. 27% nuk ​​janë veçanërisht të shqetësuar dhe 9% nuk ​​janë aspak të shqetësuar për këtë.

la/tgsch