1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Situata e refugjatëve në Lampeduza & Emigrantët e diplomuar mund të punësohen në Gjermani & Ekonomia shqiptare promovohet në Bavari

25 Mars 2011
https://p.dw.com/p/10hhd

Situata e refugjatëve në ishullin italian Lampeduza përkeqësohet përditë. Këto ditë mbërritën sërish pesë anije me 291 refugjatë në ishullin e vogël mesdhetar. Kësisoj numri i migrantëve rritet sipas të dhënave zyrtare në gati 6.000 (afërsisht kaq është numri i banorëve të Lampeduzës). Në kampin e pritjes, të planifikuar për 850 refugjatë, janë sistemuar ndërkohë më shumë se 2.200 vetë. Gjendja është katastrofale, por qeveria italiane nuk ka ende ndër mend të ndërhyjë. Stefan Troendle

Në muajin shkurt 2011 në Gjermani kishte më tepër se 80.000 vende të lira pune për inxhinierë. Nëpër spitale dhe klinika gjendja është edhe më e keqe. Në luftë kundër mungesës së personelit të kualifikuar Gjermania do të shfrytëzojë aftësitë e emigrantëve duke u mundësuar atyre përmes një ligji të ri ushtrimin e profesionit. Sabine Kinkartz

Ekonomia shqiptare promovohet në Bavari. Të martën (22.3.11) u zhvillua në Mynih një konferencë ekonomike ku krahas biznesmenëve shqiptarë dhe bavarezë merrnin pjesë edhe zëvendëskryeministri shqiptar Edmond Haxhinasto e zëvendësministri i ekonomisë Eno Bozdo. Anila Shuka  

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi