1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Si t'i mbrojë BE kufijtë e jashtëm?

11 Nëntor 2021

Ashpërsohet situata në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë, ku mijëra migrantë presin të hyjnë në BE. Brukseli ndërkohë po përgatit sanksione të reja kundër Bjellorusisë.

https://p.dw.com/p/42oeC
Grenze Belarus Polen | Migranten-Lager
Fotografi: Yuri Shamshur/Tass/dpa/picture alliance

Gjendja në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë ashpërsohet. Pas disa kalimeve kufitare, Polonia detyroi të kthehen qindra migrantë në Bjellorusi. Sipas të dhënave nga Polonia është shtuar numri i refugjatëve në kufi në 24 orët e fundit. "Gjendja nuk është e qetë", tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak. Grupe migrantësh përpiqen në të njëjtën kohë të "sulmojnë" kufirin polak. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki e akuzoi Bjellorusinë për "terrorizëm shtetëror" të mërkurën. E ngarkuara e OKB për refugjatët, Michele Bachelet e cilësoi situatën në kufi si "të padurueshme". (E akt.)

Propozimi më i pazakontë për gjendjen në kufirin polak-bjellorus erdhi nga ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov të martën. Pse BE nuk do t'i japë "ndihmë financiare" Bjellorusisë për të penguar refugjatët që të shkojnë drejt kufirit me Poloninë, tha Lavrov. Këtë e ka bërë edhe në marrëveshjen e saj me Turqinë. Eurodeputeti konservator Markus Ferber e komentoi këtë me fjalët, se "Erdogani ishte shpikësi i kësaj strategjie johumane, kurse Lukashenko po përpiqet të bëjë një model "franchise". Në kufijtë e jashtëm polakë do vendoset tani, nëse këto përpjekje për presion do të bëhen rrugë."

Belarus Migranten im Grenzgebiet zu Polen
Ushtarë polakëFotografi: Leonid Shcheglov/BelTA/AP/dpa/picture alliance

Polonia forcon angazhimin politik

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki pas vizitës në zonën kufitare të Kuznicës, ku të martën u mbyll kufiri, ai shkroi në twitter. "Sot po vihet në rrezik stabiliteti dhe siguria e të gjithë BE. Ky sulm hibrid nga regjimi i Lukashenkos drejtohet kundër nesh. Ne nuk do të trembemi dhe do të mbrojmë paqen në Europë me partnerët tanë në NATO dhe BE."

Ministria e Mbrojtjes në Minsk u kundërpërgjigj dhe i quajti akuzat "ta pabazuara dhe të paprovuara" dhe akuzoi Poloninë se po i rrit qëllimisht tensionet. Të mërkurën Minsku fajësoi BE se e ka provokuar krizën e refugjatëve për të vendosur sanksione të reja kundër Minskut. "Kriza e refugjatëve u provokua nga vetë BE dhe shtetet fqinje të Bjellorusisë", tha ministri i Jashtëm bjellorus Vladimir Makei gjatë vizitës në Moskë të mërkurën.

NATO-Sprecher James Appathurai
Zëdhënësi i NATO-s, James Appathurai Fotografi: NATO photos

NATO dënon Lukashenkon

Presidenti polak, Andrzej Duda kërkoi ndërkohë mbështetje tek Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Zëdhënësi i NATO-s, James Appathurai tha në një intervistë për Deutsche Wellen, se NATO është solidare me Poloninë. "Ajo që po ndodh aty është një fushatë e papranueshme nga ana e regjimit të Lukashenkos. Për këtë nuk ka dyshime. Mesazhi i Moskës dhe Minskut për këtë 'problem humanitar', se Polonia nuk po vepron në mënyrë humane është më shumë se hipokrit dhe cinik, sepse natyrisht ata e kanë krijuar fillimisht (këtë situatë)."

Sipas diplomatëve ideja e Polonisë është që të angazhohen më shumë anëtarë të aleancës për këtë krizë dhe të ushtrojnë presion ndaj vendeve në Lindjen e Afërt, ndryshe ajo rrezikon të shkallëzohet. Polonia nuk kërkon, sipas diplomatëve, ushtarë të NATO-s në kufi. Më së shumti ajo mund të drejtojë lutjen për një mision ndërkombëtar policie në këtë zonë. Vetë Polonia ka dërguar më shumë se 10.000 ushtarë në zonën e rrethuar për të penguar kalimin e refugjatëve. Sipas të dhënave të Varshavës janë 12.000-15.000 migrantë të grumbulluar në anën bjelloruse. Vëzhgues nga BE bëjnë fjalë për rreth 4000 refugjatë në rajon, shifra është shumë e vështirë të verifikohet.

Chreptowce | Grenze Belarus Polen | Polnische Polizei
Policia polakeFotografi: Czarek Sokolowski/AP/picture alliance

BE kërkon sanksione të reja

Në verë BE vendosi sanksionet e fundit kundër regjimit të Lukashenkos, pasi një avion civil i Ryanair u detyrua për një ulje të detyruar, ku në bord ishte një kritik i njohur i regjimit. Sanksionet e atëhershme u vendosën kundër anëtarëve të qeverisë, zyrtarëve bjellorusë duke u ndaluar udhëtimet apo duke bllokuar xhirollogaritë e tyre, por u vendosën edhe sanksione ekonomike duke bllokuar eksportet bjelloruse.

Tani BE ka hequr lehtësimet për viza për zyrtarët dhe anëtarët e qeverisë bjelloruse. Përveç kësaj po zhvillohen konsultime për sanksione të tjera kundër personave apo organizatave, që janë të përfshira në kontrabandimin e migrantëve. Si për shembull agjenci udhëtimi, shoqëri fluturimi, si psh shoqëria Belavia, që pas sanksioneve nuk do mund të fluturonte më në BE.

Grenze Belarus Polen | Migranten-Lager
Fotografi: State Border Committee of the Republic of Belarus GPK.GOV.BY/AP/picture alliance

"Unë bëj thirrje për sanksione të zgjeruara edhe sanksione të mundshme ndaj shoqërive të treta të fluturimit", deklaroi presidentja e KE, Ursula von der Leyen. Sipas një zëdhënësi të Komisionit Europian, BE po shqyrton mundësitë e mbledh faktet duke analizuar psh fluturimet nga Maroku, Siria, Irani, Katari dhe vende të tjera të Lindjes së Afërt e të Mesme për të parë se si kontrabandohen refugjatët në Bjellorusi. Nga ana tjetër penalizimet e shoqërive të fluturimit duhet të kenë bazë të sigurtë ligjore, duhet të provohet, që ato kanë vepruar me qëllim. Të mërkurën ambasadorët e BE u konsultohen për këto masa, dhe vendosën krietere të zgjeruara sanksionesh, të cilat do të vendosen si paketë në takimin e ministrave të Jashtëm të BE të hënën e ardhshme.

Belarus Migranten im Grenzgebiet zu Polen
Fotografi: Leonid Shcheglov/BelTA/AP/dpa/picture alliance

Europianët duhet të veprojnë, por si?

Ministri i Brendshëm në detyrë i Gjermanisë, Horst Seehofer është shprehur, se BE duhet të veprojë tani që të ndihmojë Poloninë në sigurimin e kufijve. Por Polonia e ka refuzuar deri tani ofertën e ndihmës së Agjencisë së BE për Mbrojtjen e Kufijve, Frontex, me argumentin se ka policë e ushtarë në mënyrë të mjaftueshme. Kritikët thonë, se Varshava nuk do të vëzhgohet në veprimet e saj në zonën e rrethuar kufitare, sepse ka raportime për kthime të detyruara. Kritika për mospërzierjen e BE për zhvillimet në kufijtë e jashtëm vijnë nga Të Gjelbrit gjermanë, që po negociojnë për qeverinë e re. Zëdhënësja e grupit parlamentar, Katrin Göring-Eckardt tha se duhet t'i thuhet "jo kthimeve jodinjitoze".