1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Si i mbrojnë banorët pyjet tropikale në Filipine

Helle Jeppersen29 Shkurt 2008

Çdo ditë nga bota zhduken 45.000 hektarë pyje tropikale, pra një sipërfaqe 20 herë 20 kilometra. Shkaku është zjarri dhe çpyllëzimi, për të hapur toka bujqësore që sjellin fitime më të shpejta se pyjet

https://p.dw.com/p/DG3R
Southern Leyte
Southern LeyteFotografi: Helle Jeppesen/DW

Pyjet tropikale janë biotopet më të pasura të botës dhe kanë mes tyre një pasuri bimore dhe shtazore, vlerën e të cilave njeriu nuk është ende në gjendje ta përcaktojë. Në Filipine, në ishullin Southern Leyte, një burrë ka filluar luftën kundër mafias së ndërtimit: Wade Lim, fshatar që prodhon prodhime ekologjike dhe bashkëthemelues i inisiativës Solidarm.

„Unë jam kërcënuar shpesh. Më kanë kërcënuar të më vrasin më 2001 dhe 2002. Ilegalistët u përpoqën të më joshnin të shkoja në një grackë në mal për të më vrarë... Unë jam kërcënuar shpesh... Më 2001 ma shpëtoi jetën një shoqe."

Wade Kim i ka shpallur luftë mafias së ndërtimeve. Që prej krijimit të nismës „Solidarm" - „Southern Leyte for Integrated Development and Natural Resource Management" – ai dhe shokët e tij janë kërcënuar shumë herë për jetën. Jo vetëm nga mafia e organizuar, por edhe nga „Illegalistas", druvarë ilegalë, që prej varfërisë i venë sharrën pemëve tropikale, sepse toka që kanë nuk u jep mjaft për të ushqyer familjet. Vetëm një pemë e vetme mund të sjellë shumë fitime, aq sa ata nuk i fitojnë as në dhjetë vjetë në parcelat e vogla. Inisiativa e Wade Lims nuk kërkon vetëm të pengojnë çpyllëzimin. por edhe të afrojë një alternativë:„Projekti ka katër komponente: Rigjeneracionin natyror, duke ruajtur natyrën, fuqizimin e shoqërivë lokale për shembull me kurse dhe workshope. Ne ndihmojmë bujqit në mënyrë që ata t`i sigurojnë të ardhurat e tyre jo vetëm me prodhime agrare por edhe me prodhime pyjore.

„Assisted Forest Farming" -„Pyllëzim i asistuar" quhet kjo formë bujqësisë, e cila nuk ndihmon vetëm fshatarët por edhe pyjet tropikale. Qëllimi i inisiativës është të pyllëzohen sërish rrafshnaltat dhe ushtrim i bujqësisë jo kundër por me natyrën. „Kur banorët e një zone e kanë aprovuar projektin atëherë unë ulem me kryetarin e zonës dhe së bashku flasim për aspektin ligjor, si dokumenta dhe prona. Unë duhet të jem shumë i sigurt se çdo gjë ështe në rregull por kur kam marrë lejen atëherë filloj me përgagitjet e tokës, me hapjen e gropave. Fillimisht mbjellim bimë që janë të zonës dhe bimë që rriten shpejt. Më vonë mund të mbjell drurë. Kjo zgjat pesë vjetë, sepse drurët duhet të qëndrojnë fillimisht në hijen e bimëve të tjera."

Bimët e dobishme për përdorim personal ose për shitje mund të rriten në hije të pemëve të para - dhe në një afat më të gjatë pemët tropikale kthehen si para që i fut në bankë. Ato japin përqindjen. Pas 15-20 vjetësh një pemë er vetme mund të sjellë aq shumë sa fiton këtu një bujk në dhjetë vjetë. Dhe pema nuk kërkon ndonjë kujdes të veçantë, nuk ka pretendime për tokë ose për plehra, nuk të kushton asgjë përveç tokës.