1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shërbimet sekrete të mbrojtjes dhe të drejtat e njeriut

Ani Ruci14 Dhjetor 2012

Drejtorja Ekzekutive e KShH, Vjollca Meçaj, tha për DW, se kjo bazë ligjore nuk jep asnjë garanci që nga përgjimet e saj, të mos shkelen të drejtat e njeriut.

https://p.dw.com/p/172N3
Ich Aida Cama, Albanische Redaktion, wuensche die Einstellung eines Bildes in die DW-Online-Datenbank. Gewuenschter Titel des Bildes: Blick auf Tirana Gewuenschte Bildbeschreibung Das Bild in Tirana, Albanien, im Jahr 2006 von mir, Aida Cama, aufgenommen. Gewuenschte Schlagworte: Tirana, Albanien Uebertragung der Rechte dieses Bildes an DW-Online Hiermit bestätige ich, Aida Cama, dass ich dieses Bild gemacht habe und dass ich die Verwendung dieses Bildes im gesamten Online-Angebot dw-world.de gestatte. Aida Cama 01797782875
Fotografi: DW

Funksionimi i Agjencisë së Shërbimeve Sekrete të Mbrojtjes është çështje kohe. Komisioni Parlamentatr i Sigurisë Kombëtare i ka dhënë dritën e gjelbër projektligjit përkatës pa voten e opozitës. 80 nene të këtij projektligji vendosin mbi një bazë ligjore punën e kësaj agjensie, që zëvendëson Shërbimin Informativ të Ushtrisë dhe vjen si një kërkesë e qënies së Shqipërisë vend anëtar i NATO-s. Por për Komitetin Shqiptar të Helsinkit asnjë prej këtyre neneve nuk garanton moscënimin e të drejtave të njeriut.

"Komiteti Shqiptar i Helsinikit e sheh ngritjen dhe funksionimin e kësaj agjencie nga pikëpamja e mbrojtjes dhe të garancive për të drejtat e njeriut. Shërbimet sekrete mbledhin informacion, që buron nga njerëzit dhe prandaj është e domosdoshme që prej mbledhjes së tyre dhe veprimtarisë së kësaj agjencie të mos shkelen të drejtat e njeriut", thotë Drejtorja Ekzekutive e Komitetit të Helsinlkit, Vjollca Meçaj .

Perceptimi i publikut në Shqipëri për shërbimet sekrete

Drejtorja Ekzekutive e KShH, Vjollca Meçaj
Drejtorja Ekzekutive e KShH, Vjollca MeçajFotografi: DW/Muka

Vëmendja e Komitetit Shqiptar tës Helsinkit, si një nga organizatat më aktive të shoqërisë civile për respektimin e të drejtave të njeriut, është në të njëjtën linjë me perceptimin e shoqërisë për shërbimet sekrete. Në Shqipëri këto shërbime ngjallin ende frikë. Znj. Meçaj e lidh këtë frikë me reminishencat nga shërbimet sekrete të kohës së diktaturës komuniste, nga famëkeqi Sigurim i shtetit, që për nga metodat, se si mblidhte informacion për shtetin, ishte vërtet i frikshëm, thekson ajo. Por në një shtet demokratik, anëtar të NATO-s, si është sot Shqipëria, shërbimet sekrete monitorohen dhe kontrollohen, në bazë të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Thelbi i ndryshimit mes shërbimeve sekrete në regjime diktatoriale dhe në demokraci është ndarja e informacioneve, që ato prodhojnë në dy grupe: ato që prodhojnë provë dhe çojnë një çështje në gjykatë dhe ato që bëhen në kuadër të parandalimit, por nuk përbëjnë provë për gjykim. Këto të fundit janë për të informuar shtetin për rreziqe që mund t'i kanosen sigurisë kombëtare, stabilitetit politik etj, pasi shërbimet sekrete në demokraci prodhojnë informacion dhe plotësojnë detyra, që i shërbejnë shtetit, jo qeverive dhe strategjitë e tyre shkojne përtej mandatit të një qeverie.

A cënohen të drejtat e njeriut nga shërbimet sekrete në demokraci?

Por ky mision i rëndësishëm i shërbimeve sekrete nuk përjashton cënimin e të drejtave të njeriut. "Të drejtat e njeriut në një shtet demokratik cënohen për interesa publike, ose mbrojtjen e interesave të tjera të mëdha të shtetit. Por ky cënim bëhet duke mos prekur thelbin e së drejtës dhe standartet e shtetit demokratik dhe të së drejtës. Ndërkohë që çdo cënim i së drejtës duhet bërë vetëm me ligj. Ai nuk duhet bëre as me vendim qeverie, as me akte të ministrave, apo titullarëve të tjerë" thekson Znj.Meçaj .

Përgjimet e telekomunikimve–shqetësimi kryesor i Komitetit shqiptar të Helsinkit

Nuk eshte sekret per publikun, që përgjimet e telekomunikimeve jane një nga mënyrat e mbledhjes së innformacionit nga shërbimet sekrete. A mbrohen qytetaret nga keto pergjime?

"Në bazën ligjore të funksionimit të Agjensisë së Shërbimeve Sekrete nuk ka asnjë garanci për të mbrojtur qytetarët nga përgjimet e telekomunikimeve. Psh. Aktiviteti dhe jeta ime mund të përgjohen përmes telefonit fiks, celularit, komjuterit. Më parë ishte organi qëndror i akuzës, Prokuroria e Përgjithshme, që bënte përgjimet, por me ndryshimet e ligjit për shërbimet sekrete përgjimin mund ta bëjë çdo prokuror rrethi, si edhe organet e policisë. Në projekligjin për agjencinë e shërbimeve sekrete të mbrojtjes ka vetëm një garance fiktive: nëse dikush ndihet i cënuar ai mund t'i drejtohet Gjykatës. Por që t'i drejtohesh asaj, duhet së pari ta posedosh, ta kesh informacionin. Projektligji nuk jep asnjë mundësi për këtë, pasi informacioni është sekret, i kodifikuar dhe individi nuk ka asnjë mundësi ta çojë çeshtjen në gjykatë", sqaron Meçaj.

Vartësia e shërbimeve sekrete nga pushteti ekzekutiv dhe shoqëria civile

Komiteti Shqiptar i Helsinkit është i shqetësuar edhe nga një fakt tjetër: vartësia e shërbimeve sekrete nga pushteti ekzekutiv.

"Ekziston rreziku, që kush ka pushtetin, ta zgjerojë marshin e kontrollit mbi shoqërinë civile. Dhe në kushtet, kur shërbimet sekrete kanë një vartësi direkte nga pushteti ekzekutiv, ne si shoqëri civile, ndihemi në rrezik. Sidomos Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që është shumë aktiv në mbrojtjen e të drejtave të njeriut me protestat, deklaratat, ndërhyrjet, monitorimet e veta, si organizata më e vjetër e shoqërisë civile në Shqipëri për mbrojtjen e të drejtave të njeriut" thote Znj. Meçaj.

Punonjësit e shërbimeve sekrete krejt të pambrojtur

Nëse qytetari nuk është i mbrojtur nga përgjime të kundraligjshme, punonjësit e shërbimeve sekrete nuk kanë të përcaktuara në ligj të drejtat e tyre.

"Nuk ka asnjë bazë ligjore, që rregullon marrëdhëniet e punës së njerëzve, që punojnë në shërbimet sekrete. Psh nëse një punonjës i këtyre shërbimeve pushohet nga puna, ai duhet të dijë së çfarë garancish ka për vendin e punës. Nëse pushohet për motive politike, ai duhet të ketë një bazë ligjore për t'u mbrojtur. Cila është baza ligjore? "Kodi civil, ai i punës, apo ushtarak? Kjo nuk përcaktohet fare në projektligjin për Agjensinë e Shërbimeve Sekrete të Mbrojtjes", vë në dukje Meçaj.

Komiteti shqiptar i Helsinkit ia ka bërë me dije të gjitha këto shqetësime deputetëve dhe shpreson që projektligji të përmirësohet dhe të japë garanci ligjore për moscënimin e të drejtave të njeriut.