1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman: Lindja e Mesme dhe politika gjermane për imigracionin

Eliana Xhani17 Korrik 2008

"Stuttgarter Zeitung": Këmbimi i të burgosurve mes Izraelit dhe Hizbollave hap rrugën për një marrëveshje të gjerë!

https://p.dw.com/p/Edlc
Të burgosur libanezë para këmbimit me izraelitët
Të burgosur libanezë para këmbimit me izraelitëtFotografi: AP

Izraeli dhe milicia radikale islamike Hizbollah nga Libani mbyllën të mërkurën (16.7.) kapitullin e fundit të luftës së Libanit me shkëmbimin e të burgosurve. Hizbollahët dorëzuan në kufi trupat pa jetë të dy ushtarëve të vrarë izraelitë rërmbimi i të cilëve u bë shkas për shpërthimin e luftës në vitin 2006. Në këmbim Izraeli la të lirë një terrorist të dënuar për vrasje të shumëfishta dhe katër luftëtarë të Hizbollahut.

"Tageszeitung" e Berlini shkruan: "Qeverisë në Jeruzalem iu desh të mësonte se Hizbollatë nuk mund të gjunjëzohen me dhunë. Ajo tani u dorëzua përpara presionit të familjarëve të dy pengjeve dhe popullit izraelit. Për zërat kritikë nuk ka vend. Imazhi i shtetit që bën gjithçka për të sjellë në shtëpi ushtarët, të gjallë apo të vdekur, është vënë sërisht në vend. Në të njëjtën kohë Izraeli bëhet i cënueshëm nga një tregti e tillë e pabarabartë. Qeveria në Jeruzalem tregoi se mbi të mund të ushtrohet shantazh. Përsa kohë ekstremistët islamikë do të vazhdojnë të gjejnë një arsye për të luftuar kundër Izraelit, rrëmbimi i ardhshëm i ushtarëve është vetëm çështje kohe", përfundon "Tageszeitung".

Mbi të njëjtën temë shkëpusim nga "Stuttgarter Zeitung": "Strategjia e Izraelit është e drejtë. Nga njëra anë arrin avantazhe konkrete: rikthimi i trupave të dy ushtarëve të vrarë mbyll një plagë në shoqëri. Nga ana tjetër është larguar një pengesë nga rruga për një marrëveshje të gjerë. Hizbollah ka gjetur gjithnjë argumente për të mos lëshuar armët. Deri tani ishin vëllezërit e burgosur në Izrael, tani e tutje do t ëjenë ato pak ferma ende të pushtuara nga Izraeli dhe fluturimet flotës ushtarake izraelite. Nëse këto pengesa eliminohen Hizbollah do t'a ketë të vështirë të gjejë argumente. Largimi një ditë i popullit nga këta ekstremistë mund të ishte çelësi për paqen."

Ndërrojmë temë. Për të kompensuar mungesën e fuqisë së kualifikuar të punës në Gjermani, qeveria gjermane vendosi të mërkurën të lehtësojë kushtet e hyrjes për akademikët.

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" komenton politikën e imigracionit të qeverisë gjermane. Citojmë: "Qëkurse ish kancelari gjerman Shröder përmendi fjalën "kartë e gjelbër", pra tetë vjet më parë, qeveritë në Gjermani përpiqen me gjasë pa u lodhur për tërheqjen e të huajve të kualifikuar. "Shifrat e sukseshme" flasin vetë: gjatë dy viteve të kaluara në Gjermani kanë ardhur rreth 450 të ashtuquajtur "high potentials". Këtë fakt nuk pritet t'a ndryshojë as plani i veprimit i hartuar nga ministrat Shojble dhe Sholc dhe i miratuar nga kabineti. Ai vetëm sa i zbut paksa kufizimet të cilat në vitin 2011 janë të destinuara të zhduken. Tranzicioni në lëvizjen e lirë bëhet me të më i butë por ky aksion nuk n'a afron me një politikë imigracioni me objektiva."