Shtyhen zgjedhjet presidenciale në Liban
21 Tetor 2007Reklamë
Zgjedhjet presidenciale në Liban do të shtyhen sërish. Seanca parlamentare e planifikuar për ditën e martë në të cilët deputetët do të duhej të zgjidhnin presidentin e ri të vendit nuk do të mbahet u tha në Bejrut. Në këtë mënyrë forcave prosiriane dhe antisiriane u jipet kohë që presidenti i ri të zgjidhet me konsensus. Opozita nuk pat marrë pjesë në seancën e parë në fund të shtatorit duke pamundësuar kështu që në mbledhje të jenë të pranishëm deputetët e mjaftueshëm për zgjidhjen e presidentit. Mandati i presidentit aktual Emil Lahoud përfundon me 23 nëntor.