Shqipëri: Rezolutë kundër raportit të Martit për Kosovën
22 Korrik 2022Votave pro të deputetëve të Partisë Socialiste, që ndërmori nismën për hartimin dhe miratimin e rezolutës në fjalë, iu bashkuan edhe votat pro të deputetëve të Partisë Demokratike, në opozitë.
Deputetët demokraë që i janë bashkuar "Grupit të Rithemelimit” të drejtuar nga Sali Berisha, nuk morën pjesë në votim.
Deputetët e maxhorancës socialiate hodhën poshtë në seancën e mbrëmshme parlamentare një propozim të kryetarit të grupt parlamentar të PD, Enkelejd Alibej, për të futur në rezolutë edhe genocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.
"Ky veprim është çnjerëzor dhe antikombëtar. Me asnjë lloj qëndrimi, me asnjë lloj rrugaçerie e shpërfytyrimi që kreu juaj bën, nuk mund të mbulojë këtë qëndrim çnjerëzor para së gjithash dhe pastaj antikombëtar, ” iu drejtua Berisha deputetëve socialistë, në seancën e mbrëmshme parlamentare.
Miratimit i kësaj rezolute i hap rrugën kërkesës së Parlamentit të Shqipërisë drejtuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të hartojë një raport vijues për ndryshimin e Rezolutës 1782 të miratuar prej saj dhe të shpallë të pazbatushme pretendimet për trafikim të organeve në Shqipëri dhe në Kosovë gjatë luftës në Kosovë.
"Kjo bazohet në zhvillime që kanë ndodhur gjatë një dekade, në fakte, prova dhe informacione të përditësuara dhe në bashkëpunimin e plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë,” deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në median sociale.
Akuzat, rezoluta dhe Këshilli i Evropës
Rezoluta 1782 e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës u miratua nga anëtarët e kësaj Asambleje në vitin 2011, në bazë të raportit nga i dërguari i Këshillit të Europës dhe ish-anëtari i saj. Dick Marti.
Në raportin në fjalë pretendohet se gjatë luftës në Kosovë pati trafik organesh. Në këtë raport u bazua edhe ngritja e Gjykatës Speciale për Krimet e luftës në Kosovë, me seli në Hagë. Sipas raportit në fjalë, udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), mes tyre edhe ish-kryeministri dhe ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi kishin kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës.
Që nga nëntori i vitit 2020, Hashim Thaqi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe ndodhen në Qëndrën e Paraburgimt në Hagë, për të cilat ata vetë kanë deklaruar që janë të pafajshëm.
Rezoluta e sopomiratuar kërkon që Këshilli i Evropës të rishikojë këtë raport. Në të vlerësohet që pretendimet e ngritura në raportin e Dick Mart-it janë „të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte". Për pasojë të gjitha institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare duhet t'i konsiderojnë si të tilla dhe të mos i marrin parasysh.
Aktakuza për ish-kryeministrin dhe ish-presidentin Hashim Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një provë që asgjë e tillë nuk ka ndodhur, thekson rezoluta.
"Shqipëria do ta kërkojë këtë me ngulm në Strasburg dhe do të merret me reputacionin dhe dinjitetin e cënuar të popullit shqiptar të Shqipërisë dhe të Kosovës" tha në Parlament, kryeministri Rama.