1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria preket nga virusi Corona

9 Mars 2020

Në Shqipëri u mbyllën shkollat për dy javë dhe u anuluan të gjitha aktivitetet masive, pa skonstatimit të dy rasteve të infeksionit me virusin Corona. Në Urgjencën Kombëtare 751 thirrje telefonike vetëm për virusin

https://p.dw.com/p/3Z6NV
Nachweis Coronavirus im Labor Symbolbild
Fotografi: picture-alliance/NurPhoto/M. Ujetto

Shqipëria konfirmoi të hënë (9.03) dy rastet e para të infesksionit me virusin Corona. Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë, Silva Bino, në një konferencë shtypi sqaroi,  se " dy të infektuarit janë baba dhe bir, të moshës 54 dhe 28 vjeҫ".

Hyrja në Shqipëri e virusit përbën një rast të importuar. ”Sipas informacioneve zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, 28 vjeҫari, ka ardhur nga Italia në Shqipëri në rrugë tokësore më 26 shkurt dhe ia ka  transmetuar virusin babait të tij. Ai ka hyrë në Shqipëri pas mesnatës së 26 shkurtit, nga Muriqani, pika e kalimit kufitar Shqipëri - Mali i Zi, Sipas autoriteteve ai është kontrolluar në këtë pikë kufitare, por nuk ka pasur ende simptomat e infektimit që iu shfaqën nëntë ditë pas hyrjes në Shqipëri, të premten e kaluar, më 6 mars.

Ekipi i epidemiologëve, pas rezultatit të analizave të dy të infektuarve, ka kryer izolimin e kontateve të tyre të ngushta dhe po vijon me gjurmimin e kontakteve të dyta apo të treta, që mund të kenë marë virusin.

Dy të infektuarit ndodhen të shtruar në Spitalin Infektiv, në Qëndrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza” në gjendje të stabilizuar dhe pa komplikacione, pohojnë burime zyrtare, Të afërmit e tyre janë në karantinë.

Qeveria merr masa urgjente

Qeveria vendosi mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore publike dhe jo publike. Ajo urdhëroi pezullimin për dy javë të të gjitha fluturimeve ajrore  nga aeroporti "Nënë Tereza " drejt qyteteve italiane Milano, Bergamo, Bolonjë, Firence, Xhenova, Perugia, Pisa, Rimini, Venecia dhe Verona si edhe prej këtyre qyteteve në Tiranë. Autoritetet italiane i kanë shpallur këto qytete të prekura në mënyrë masive nga infeksioni me Corona Virus.

Masa tjetër e marrë ka të bëjë me qëndrimin e detyrueshëm mbyllur në shtëpi, të paktën për dy javë, të të gjithë atyre që mbrrijnë në Shqëipëri nga qytetet e sipërpërmendura. Për këdo që nuk zbaton këtë masë do të ketë sanksione administrative.

Spitalet në strukturat shëndetësore publike dhe jopublike në nivel kombëtar janë urdhëruar të kufizojnë në maksimum hyrjen në mjediset e tyre të të afërmve të personave që ndodhen të shtruar. Me urdhër të qeverisë janë kufizuar në maksimum dhe ndaluar ndërhyrjet kirurgjikale përveҫ rasteve të tumoreve dhe patologjive malinjë. Për shërbimet kirurgjikale të urgjencave, në nivel kombëtar, nuk do të ketë asnjë ndalim.

Për dy javë qeveria ka urdhëruar anulimin e të gjitha organizimeve masive, aktiviteteve sportive, kulturore, koncerteve, konferencave që zhvillohen në mjedise të mbyllura dhe me shumë pjesëmarrës.

Fond shtesë prej rreth 4 milion eurosh

Kryeministri shqiptar Edi Rama bëri me dije (09.03)se për përballimin e rasteve potenciale të infektimit me Corona Virus, është vënë në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë një fond shtesë prej afërsisht 4 milion euro. "Mjediset e përgatitura më parë për karantinën e përgjithshme janë në dispozicion. Dhomat e izolimit në Spitalin Infektiv janë funksionale dhe po punohet në vijimësi për stokun e materialeve për personelin”, tha kryemnistri Rama, pas mbledhjes urgjente të qeverisë. Ai i bëri thirrje qytetarëve të informohen nga burime zyrtare dhe të zbatojnë me rigorozitet rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për t'u mbrojtur nga infektimi.

Urgjenca Kombëtare: Qindra qytetare kërkojnë analiza për virusin

Sipas burimeve zyrtare nga Urgjenca Kombëtare në Tiranë po shtohen nga ora në orë telefonatat e qytetarëve që kërkojnë ndihmë të verifikojnë dyshimet e tyre se mos janë të infektuar nga Corona Virus. Deri në orët e para të mesditës se sotme numri i telefonatave arriti në 751.

Drejtorja e Departamentit të Epidemiologjidsë, Silva Bino, tha në kongerencën për shtyp, se "Shqipëria mund të kryejë nga 200 deri në 500 analiza për virusin në ditë”.

Ndërkohë deri në pasdite ( 9.03)  autorutetet shëndetësore larguan nga Spitali Infektiv të gjithë pacientët dhe liruan dhomat e tij për t'u përdorur për trajtimin e personave që mund të konstatohen në vijim të infektuar me virusin Corona apo për t'u përdorur për karantinë:  Policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë për të moslejuar familiarët të afrojhen në mjediset spitalore pa leje nga Drejtoria e Qëndrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza.”

 

 

Ani Ruci Korrespondente nga Tirana