1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpata jo e mprehtё e Komisionit tё BE nё rastin e Hungarisё

14 Korrik 2017

Rregullisht Komisioni i BE-sё e kritikon qeverinё nacional-konservatore tё Viktor Orbanit nё Hungari. Por Orbani vetёm qesh. Duket madje se kritika e Brukselit i shkon pёr shtat kryeministrit hungarez.

https://p.dw.com/p/2gVQv
Brüssel Viktor Orban PK
Fotografi: picture-alliance/abaca/D. Aydemir

Viktor Orban dhe Komisioni i BE-sё nuk pajtohen me njeri-tjetrin. Kjo sepse kryeministri hungarez do tё krijojё fare hapur "demokracinё aliberale" dhe qё nga fillimi i mandatit tё tij tё dytё mё 2010 (mandati i parё ka qenё nё vitet 1998 - 2002) ai i ёshtё afruar edhe mё shumё qёllimit tё tij. Sa herё qё ai avanconte me ligje tё tilla si ai pёr mediat, qё zgjeroi kontrollin shtetёror ndaj tyre, reforma nё drejtёsi, qё i vuri kufizime kёtij sistemi, apo ligji pёr bankёn qendrore, duke rritur nfluencёn ndaj saj, BE-ja hapte procese kundёr Hungarisё pёr shkejlje tё marrёveshjeve. Madje disa prej kёtyre proceseve vazhdojnё me vite, por pa asnjё pasojё. Sё fundi u hap njё proces pёr anullimin e politikёs sё BE-sё pёr refugjatёt nga ana e Hungarisё.

Dy pёrballjet e fundit kanё tё bёjnё me njё proces tё Komisionit tё BE-sё kundёr Hungarisё, pёr shkak tё kushteve qё u janё vendosur organizatave jo qeveritare si dhe ligji pёr shkollat e larta.

Amnesty do ta injorojё ligjin

Nё rastin e parё Budapesti ka vendosur detyrimin pёr regjistrim tё OJQ-ve, qё marrin mbi 24.000 Euro nё vit nga jashtё vendit. Parlamenti hungarez e miratoi kёtё ligj nё qershor. SIpas mendimit tё qeverisё ligji duhet tё krijojё mё shumё transparencё nё luftёn kundёr pastrimit tё parave dhe financimit tё terrorit. Komisioni e konsideron kёtё si shkelje tё Kartёs sё BE-sё pёr tё Drejtat themelore. "Ne presim qё brenda njё muaji autoritet hungareze tё reagojnё", tha zёvendёspresidenti i Komisionit tё BE-sё Frans Timmermans. Nёse nuk ka reagim, ose reagimi nuk ёshtё i mjaftueshёm pёr Komisionin, atёherё do tё hapet proces pёr shkelje tё marrёveshjes.

Nga rregullorja e re janё prekur organizata si Amnesty International, e cila ka deklaruar, se do t'i injorojё kushtet e vendosura dhe se e pёrshёndet mbeshtetjen qe vjen nga Brukseli. "Ligji i Hungarisё pёr OJQ-tё a pёr qёllim t'i stigmatizojё OJQ-tё. Hapi i ndёrmarrё nga komisioni na jep njё sinjal tё qartё, qё sulmet ndaj shoqёrisё civile nё BE-sё nuk pranohen", thuhet nё deklaratё.

Fushata anti-Soros

Nё rastin e ligjit pёr shkollat e larta procesi ёshtё hapur qysh nё prill tё kёtij viti. Qeveria hungareze ndryshoi ligjin pёr shkollat e larta. Kritikёt e konsiderojnё kёtё si njё masё tё qёllimshme ndaj "Central European University" nё Budapest, i cili rrezikohet tё mbyllet. Nё vitin 1991 ky universitet u themelua nga miliarderi hebre nga SHBA-ja me origjinё hungareze George Soros. Ai mbёshtet edhe njerёz e grupime tё tё drejtave tё njeriut nё Hungari.

Ndёrsa komisioni nuk do tё ndёrhyjё nё rastin me Sorosin, pret qё qeveria tё japё njё pёrgjígje lidhur me ligjet e diskutueshme. Lidhur me OJQ-tё duhet tё bёhet e qartё se cili ёshtё synimi, ndёrsa pёr ligjin pёr shkollat e larta, ku ёshtё i hapur procesi i shkeljes sё marrёveshjeve tё BE-sё, Budapesti duhet ta pёrmirёsojё ligjin, nёse nuk e bёn kёtё komisioni do t'i drejtohet Gjykatёs Europiane. Por Orbani e merr me qetësi procesin zyrtar të verifikimit, që ka nisur Komisioni i BE-së. Edhe në vitin 2011 Komisioni i vuri në shënjestër ligjet hungareze për mediet dhe reformën e gjykatës kushtetuese. Por kjo grindje u mbyll me një kompromis.

 

Hasselbach Christoph Kommentarbild App
Christoph Hasselbach Analist, korrespondent dhe komentues i politikave ndërkombëtare