1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkurtime masive në Universitetin e Lajpcigut

Ronny Arnold / Esat Ahmeti3 Prill 2014

Në Saksoni studentët janë duke protestuar ashpër kundër masave të kursimit. Si pasojë e këtyre masave pritet mbyllja e disa instituteve. Tani kritika për masat e qeverisë së landit dëgjohen edhe jashtë shtetit.

https://p.dw.com/p/1BaP1
Fotografi: Fotolia/Guido Grochowski

Në fund të marsit ishte pikërisht ambasadori portugez në Berlin që komentoi masat e kursimit në Saksoni. "Me gjithë respektin", kritikoi Luís de Almeida Sampaio në gazetën javore "Die Zeit": "Unë besoj se Universiteti i Lajpcigut ka marrë një vendim të gabuar."

Natyrisht, që kjo është më shumë një vërejtje anësore dhe duke ditur problemet financiare më të cilat përballet Portugalia duhet kuptuar si një dredhi për të larguar vëmendjen. Por në anën tjetër kjo tregon qartë se çfarë përmasash kanë marrë ngjarjet aktuale në Saksoni. Shkurtimet masive të vendeve të punës në arsimin e lartë po përcillen me vëmendje edhe përtej kufijve të Gjermanisë Lindore dhe po hasin në shumë vende në kritika të shumta.

Arkeologjia dhe Dega e Aktrimit në prag të mbylljes

Në mënyrë të veçantë, ambasadori kritikoi shkurtimet në gjuhët romane, sepse Portugalia investon vetë në këtë Institut. Po t'i kishte hobi edhe arkeologjinë dhe teatrin amator atëherë Luís de Almeida Sampaio do të kishte mundësi të kritikonte edhe më shumë në Lajpcig. Për shkak se Arkeologjia dhe Dega e Aktrimit do të mbyllen plotësisht. Kështu ka vendosur rektorja e Universitetit, Beate Schücking dhe tani mbron veten nga kritikat. Ne po zbatojmë vetëm atë që na është paracaktuar nga diktati i kursimeve të këshillit të Landit sakson, thekson Schücking, senati është dashur të veprojë. "Nuk ka alternativë tjetër, nëse Universitetit i duhet të kursejë aq shumë", tha rektorja. Dega e Aktrimit është një luks, " të cilin ne nuk do të jemi në gjendje ta përballojmë."

Pamje nga protestat e studentëve
Pamje nga protestat e studentëveFotografi: Stura Leipzig

Për studentët e kësaj dege prestigjioze të studimeve kjo është një shuplakë në fytyrë. Për javë të tëra ata protestojnë në qendër të Lajpcigut kundër zhvillimeve të fundit, shpërndajnë fletushka dhe diskutojnë me kalimtarët. Ata shprehin mirëkuptim dhe nuk arrijnë të kuptojnë politikën e Landit pikërisht në qytetet e Saksonisë si Dresdeni dhe Lajpcigu që janë në lulëzim e sipër dhe përfitojnë nga të rinjtë në universitete.

Fare bisedime, pak informacione

Në mënyrë dinake dhe pa asnjë diskutime paraprak Rektorati kishte shpallur mbylljen e institutit të saj, sqaron Eva Döhne nga Këshilli Studentor i Degës së Aktrimit. Ashtu si shumë shokë e shoqe të saj studentë, ajo është e zhgënjyer njëjtë si nga politikanët ashtu dhe nga Rektorati. "Nga politika vendoset të kursehet pikërisht në arsim dhe atë në qytete të Saksonisë si Dresdeni dhe Lajpcigu që janë duke lulëzuar", ankohet Eva Döhne kundër planeve të kursimit.

Për vite të tëra ka pasur reduktime të vazhdueshme në universitetet saksone, vetëm Universiteti i Lajpcigut ka humbur në dy dekadat e fundit më shumë se 500 vende pune. Dhe kjo pavarësisht nga një numër në rritje i studentëve, edhe nga jashtë vendi.