1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkallë e lartë e rrezikut nga terrorizmi në Marok

7 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BDUJ

Rabat: Sipas vlerësimeve të autoriteteve në Marok ekziston rreziku i një sulmi nga ekstremistët islamist. Pas një takimi të përfaqësuesëve të organave të sigurisë në vendin afrikanoveriror është shpallur shkalla e lartë e rrezikut, njoftoi ministria e brendshme. Ka informata të besueshme për kërcënime serioze, thuhet në Rabat. Andaj është i nevojshëm mobilizimi ekstrem i forcave të sigurisë. Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka anuluar një vizitë të tij të planifikuar për javën e ardhshme në Marok.