1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shembet Teatri Kombëtar në Tiranë

17 Maj 2020

Përplasje e policisë me protestuesit, thirrje për rrrëzimin e qeverisë Rama. Ka pasur edhe të arrestuar dhe të lënduar.

https://p.dw.com/p/3cM83
Albanien Nationaltheater in Tirana gilt nach 70 Jahren als europäisches Kulturerbe
Fotografi: DW/A. Ruci

Policia e Shtetit nisi në orët e para të mëngjesit tw sotëm shembjen e Teatrit Kombëtar, i konsideruar si pjesë e trashëgimisë kulturore europiane nga Forumi " Europa Nostra” dhe një nga 7 objektet e rrezikuara të marra në mbrojtje prej tij.

Albanien Nationaltheater in Tirana gilt nach 70 Jahren als europäisches Kulturerbe
Fotografi: DW/A. Ruci

Qytetarë të Tiranës dhe mbështetës të opozitës jashtë parlamentare po protestojnë kundër shembjes dhe përplasen me forcat e  shumta policore ne mjediset rreth Teatrit Kombëtar.

Burime nga Lëvizja "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, e krijuar në vitin 2018 thanë për DW se para shembjes policia nxorri nga mjediset e teatrit artistët që prej më shumë se një jave ruanin teatrin duke paralajmëruar rrezikun e një përplasjeje civile.

Aktori dhe regjizori Edmomd Budina, tha për DW, pas mesnatës së djeshme se " kishte informacione që policia do te fillonte shembjen”

Albanien Nationaltheater in Tirana gilt nach 70 Jahren als europäisches Kulturerbe
Fotografi: DW/A. Ruci

Para mbrritjes së mjeteve të rënda "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, iu drejtua faktorit ndërkombëtar të pranishën në Tiranë, delegacionit të BE, ambasadorëve të vendeve të tij të akredituar në Shqipëri dhe Presidentit Meta të ndalonin shembjen.

Teatri Kombëtar u ndërtua nga arkitektë italianë dhe u inaguria ne vitin 1938, në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë. Artistët kërkonin rinovimin e tij dhe ruajtjen e ndërtesës si pjesë e trashëgimisë dhe traditës kulturore të Shqipërisë.

Albanien Nationaltheater in Tirana gilt nach 70 Jahren als europäisches Kulturerbe
Fotografi: DW/A. Ruci

Shembja e Teatrit Kombëtar erdhi pas vendimit të Qeverisë për ta kaluar administrimin e tij nga Ministri ae Kulturës tek Bashkia e Tiranës. Protesta vazhdon me thirrje për rrëzimin e qeveriseë Rama dhe parullën "Poshtë Diktatura”

 

Ani Ruci Korrespondente nga Tirana