1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shefja e re e FMN-së premton më shumë ndikim për ekonomitë në zhvillim

7 Korrik 2011

Krizat e borxheve dhe papunësia e lartë janë temat kryesore, me të cilat do të përballet shefja e re e FMN-së, Christine Lagarde.

https://p.dw.com/p/11r7q
Shefja e FMN-së, Christine Lagarde
Shefja e FMN-së, Christine LagardeFotografi: dapd

Në konferencën e parë për shtyp, si kryetarja e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde u zotua se do të impenjohet për të ndihmuar edhe më shumë ekonomitë në zhvillim, si dhe do të largojë krizën financiare nga Eurozona.

Christine Lagarde i tha reporterëve në Washington se ekonomia globale po rimëkëmbet nga kriza financiare, por rritja në vendet e zhvilluara, po shkon mirë në një kohë, që ka tregje në lulëzim, si Kina, apo India.

Për të reflektuar ndryshimet globale në ekonomi, Lagarde dha shembullin e ndryshimit në postin e kreut të FMN. “Ne kemi këto pllakëza tektonike, që po lëvizin për momentin dhe kjo duhet të reflektohet edhe në kompozimin e drejtimit të FMN, si dhe punësimin në të. Nuk do të ishte keq, nëse do të jepnim vende përfaqësimi për tregjet në lulëzim për momentin”, tha Lagarde.

Flash-Galerie Frankreich Finanzministerin Christine Lagarde
Fotografi: AP

Lagarde, që zëvendësoi Dominique Strauss-Kahn në këtë post, pas arrestimit të tij për ngacmime seksuale, tani përballet me shumë çështje brenda FMN-së dhe kryesorja është kriza europiane me kreditë për Irlandën, Portugalinë dhe Greqinë. Lagarde tha se bordi ekzekutiv do të rishohë situatën e Greqisë këtë fundjavë.

Autor: Aurel Borici/Agenturen

Redaktoi: Angjelina Verbica

.