1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA paralajmëron Kinën për sulme ndaj forcave filipinase

12 Korrik 2021

Ministri i Jashtëm i SHBA, Blinken i bëri komentet përballë tensioneve në rritje në rrugën ujore të Detit të Kinës Jugore. Pekini pretendon pjesë të mëdha të rrugës kryesore të transportit detar.

https://p.dw.com/p/3wNpv
Südchinesisches Meer Chinesische Schiffe am Whitsun Reef
Fotografi: Philippine Coast Guard/National Task Force-West Philippine Sea/REUTERS

SHBA e ka paralajmëruar Kinën se do të mbrojë forcat e armatosura të Filipineve nga sulmet në Detin e Kinës Jugore si pjesë e një traktati 70-vjeçar të mbrojtjes reciproke.

Antony Blinken, Sekretari i Shtetit i SHBA e theksoi këtë të dielën vonë përpara përvjetorit të pestë të një vendimi të gjykatës, që i hodhi poshtë pretendimet e Pekinit për ujërat.

Çfarë tha administrata e Bidenit?

Administrata e Presidentit Biden tha se mbështeste një politikë të epokës së Trumpit, që hedh poshtë pretendimet e Kinës për burime në det të hapur në pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore.

"Ne gjithashtu riafirmojmë që një sulm i armatosur ndaj forcave të armatosura Filipine, anijeve publike ose avionëve në Detin e Kinës Jugore do të kërkonte angazhime të ndërsjella të mbrojtjes së SHBA-së sipas Nenit IV të Traktatit të Mbrojtjes së Ndërsjellë të vitit 1951 SHBA-Filipine," shtoi diplomati i lartë.

"Askund nuk është nën kërcënim më të madh rendi detar i bazuar në rregulla, sesa në Detin e Kinës Jugore."

Çfarë ka ndodhur në Detin e Kinës Jugore?

Kina beson se shumica e ujërave, të cilat ndodhen në një rrugë kryesore tregtare dhe transporti, janë nën kontrollin e Pekinit.

Por këto ujëra kontestohen edhe nga Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami, të cilët thonë se disa pjesë të këtyre ujëra u përkasin atyre.

Aeroplanmbajtësi i parë kinez i avionëve, Liaoning, ishte fillimisht një model sovjetik i ndërtuar në 1986. Në vitin 1998, skeleti i zhveshur u shit në Kinë nga Ukraina dhe u rindërtua nga Kompania e Industrisë së Ndërtimit të Anijeve në Kinë Dailan në verilindje të Kinës. Ndërtimi përfundoi në vitin 2012 dhe aeroplanmbajtësja është gati për shërbim që nga viti 2016.

Tensionet janë rritur në rajon, disa vende e akuzojnë Pekinin për frikësim duke dërguar anije në rrugën ujore të pasur me burime.

Patrullat kineze të ajrit dhe detit, të cilat shpesh operojnë shpesh nga shkëmbinj të ndërtuar artificialisht, e kanë paralajmëruar transportin e anijeve në këtë zonë, të cilën Pekini e konsideron si pjesë të ujërave të veta territoriale.

Philippinen | Über 220 chinesischen Schiffe am 7. März 2021 am Pfingstriff im Südchinesischen Meer festgemacht
Fotografi: AP Photo/picture alliance

Qeveria kineze përsëriti javën e kaluar se nuk e pranon vendimin e vitit 2016 të Gjykatës së Përhershme e Arbitrazhit në Hagë që tha se Pekini po shkelte sovranitetin ekonomik të Manilës.

Blinken tha se Kina duhet "t'i përmbahet detyrimeve të saj sipas ligjit ndërkombëtar [dhe] të heqë dorë nga sjellja e saj provokuese". Kina gjithashtu i ka akuzuar SHBA për ndezjen e tensioneve në rajon.

Kina 'largon' anijen amerikane

Forcat e armatosura të Kinës thanë të hënën se "dëbuan" një anije luftarake amerikane për të cilën tha se kishte hyrë ilegalisht në ujërat kineze pranë Ishujve Paracel.

"Ne i nxisim Shtetet e Bashkuara të ndalojnë menjëherë veprime të tilla provokuese," u tha në një deklaratë.

Marina e SHBA nuk e komentoi këtë menjëherë

Uashingtoni ka thënë se prania e tij detare në Detin e Kinës Jugore synon të mbështesë lirinë e lundrimit sipas ligjit ndërkombëtar detar.

aud (AP, Reuters)