1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA largohet nga Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut

20 Qershor 2018

Tani është edhe zyrtare: SHBA ka vendosur të largohet nga Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut. Një vendim i tillë është paralajmëruar kaherë, ndërsa tani u bë realitet. Po cilat janë pasojat?

https://p.dw.com/p/2zvCV
USA Ankündigung Austritt aus UN-Menschenrechtsrat | Nikki Haley & Mike Pompeo
Nikki Haley & Mike PompeoFotografi: Reuters/T.S. Jordan

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley e ka justifikuar këtë vendim me fjalë të ashpra. Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut është një "gropë plehrash e paragjykimeve politike", tha Haley. Qeveria amerikane e ka kritikuar gjithmonë këtë Këshill si një vend me qëndrim armiqësor ndaj Izraelit.

Kritikat e kahershme të SHBA

Dalja e SHBA-së nga Këshilli që mbledhë 47 vende të ndryshme nga e gjithë bota është një goditje e rëndë për të gjithë sistemin e OKB dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Anëtarësia e SHBA do të duhej të përfundonte sipas radhës në fund të vitit të ardhshëm. Ndërsa qeveria e presidentit Donald Trump ka vendosur të përfundojë këtë mandat me një efekt të fuqishëm.

USA Washington Ankündigung Austritt aus UN-Menschenrechtsrat | Nikki Haley
Nikki HaleyFotografi: Reuters/T.S. Jordan

Largimi i amerikanëve nuk është tërësisht i papritur. Ambasadorja Haley ka folur para një viti për "fushatën e paturpshme patologjike" të Këshillit kundër Izraelit. Ajo ka kritikuar qëndrimin e Këshillit i cili gjithmonë kritikon Izraelin, ndërsa regjimet autoritare shpesh nuk përmenden fare. Haley ka kërkuar që të krijohen mekanizëm për evitimin e zgjedhjes në këtë Këshill të autokratëve nga Venezuela, Kuba, Kina, Burundi apo Arabia Saudite. Por kjo kërkesë e amerikanëve nuk është respektuar deri tani.

Trumpi dhe OKB 

Prej ardhjes në pushtet në vitin 2017, presidenti Trump ka kritikuar shpesh punën e OKB. Qeveria amerikane i ka shkurtuar kontributet, ka vendosur të dalë nga Marrëveshja për Klimën dhe ka vendosur të dalë edhe nga UNESCO.

bc/bru/haz/pg/sam (dpa, epd, rtr)