1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëLindja e Mesme

SHBA: Izraeli mund të ketë shkelur të drejtën ndërkombëtare

11 Maj 2024

SHBA e mbështesin Izraelin në luftë kundër Hamasit terrorist. Por një raport i qeverisë amerikane ngre dyshime, nëse Izraeli në ofensivën e tij e respekton të drejtën ndërkombëtare.

https://p.dw.com/p/4fjo9
Shtëpia e Bardhë
Fotografi: Offenberg/Zoonar/dpa/picture alliance

Qeveria amerikane e shikon si të mundur që Izraeli me armët amerikane shkel të drejtën ndërkombëtare në ofensivën ushtarake  Rripin e Gazës. Në një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet, se me armët që ka vënë në dispozicion SHBA, Izraeli ndoshta ka shkelur të drejtën ndërkombëtare në Rripin e Gazës.

Megjithatë lufta e pengon që përfaqësuesit amerikanë ta përcaktojnë me siguri këtë në secilën goditje ajrore, thuhet në raportin amerikan që duhej t'i paraqitej kongresit. Kufizimi i vendosur, se nuk mund të përcaktohet, nëse mund të vendoset lidhje mes sulmeve të caktuara të forcave izraelite me armët amerikane, i lejon hapësirë veprimi në të ardhmen qeverisë amerikane, nëse mund të kufizojë dërgimin e armëve ofensive për aleatin. Aktualisht mbështetja me armë amerikane vazhdon.

Joe Biden dhe Benjamin Netanjahu në Tel Aviv (takim 18 tetor 2023) - dy politikanët në karrige, pas tyre flamuj amerikanë dhe izraelitë, në mes tavolinë e vogël
Joe Biden dhe Benjamin Netanjahu në Tel Aviv (takim 18 tetor 2023)Fotografi: Evan Vucci/AP/picture alliance

Biden kishte kërkuar raportin

Raporti ishte kërkuar nga presidenti Biden. Pas presionit të demokratëve në kongres, presidenti amerikan lëshoi një direktivë, ku thuhej, se qeveria për herë të parë duhet të vlerësojë publikisht, nëse Izraeli i përdor në mënyrën e duhur bombat dhe armë e tjera të sigurisë të ofruara nga SHBA në konfliktet me palestinezët. Ministria e Mbrojtjes dhe Departamenti i Shtetit duhet tani me këtë direktivë të shqyrtojnë raportet, ku thuhet, se ushtria izraelite i përdor armët në një mënyrë që nuk përkon me të drejtën ndërkombëtare. Ministritë duhet të njoftojnë kongresin, nëse Izraeli i kufizon apo pengon ndihmat për popullsinë civile nga SHBA.

Izraeli vetë ka deklaruar, se respekton të drejtën ndërkombëtare dhe i heton akuzat për keqtrajtime nga forcat e tij të sigurisë. Misioni në Gaza është në proporcion me kërcënimin ekzistencial që del nga organizata terroriste e Hamasit, thuhet nga Izraeli.

la/zdf/tgsch