SHBA-Hungari: Trump e Orban duan të thellojnë marrëdhëniet
13 Maj 2019Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban duan të flasin të hënën (13.05) në Shtëpinë e Bardhë për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndër të tjerë në këto bisedime pritet të luajnë rol çështjet tregtare, energjia, siguria kibernetike dhe politika e mbrojtjes, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.
Me Viktor Orban, që është një adhurues i presidentit Trump, vjen në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë pas 14 vitesh një kryeministër hungarez. Reuters njoftoi, se anëtarë të lartë të kongresit amerikan të të dyja partive shprehën që para vizitës rezervat e tyre për politikanin e djathtë nacionalist. "Në vitet e kaluara demokracia në Hungaria ka pësuar erozion", ka shkruar kreu i Komisionit të Senatit amerikan për Politikën e Jashtme, Jim Risch dhe kongresmeni demokrat , Bob Menendez në një letër të përbashkët drejtuar presidentit Trump. "Nën Orbanin është dobësuar konkurrenca në procesin zgjedhor dhe drejtësia kontrollohet gjithnjë e më shumë nga shteti."
Shqetësim për marrëdhënien e ngushtë e Rusinë
Senatorët amerikanë shprehën po ashtu në letrën drejtuar Trump shqetësimin e tyre për marrëdhëniet e ngushta të një vendi anëtar të NATO-s, si Hungaria me Rusinë. Përveç kësaj disa kongresmenë demokratë kanë theksuar se Orban është shprehur disa herë me tone antisemitiste dhe armiqësore kundrejt të huajve. Ata kërkuan nga Donald Trump të anulojë takimin me kryeministrin hungarez.
Viktor Orban ndodhet nën presion në Bashkimin Europian. Ai akuzohet për stil autoritar drejtimi, për nxitje të forcave kundra Bashkimit Europian, si edhe për kufizim të lirisë së shtypit dhe lirisë shkencore.
Partia e Orban, Fidesz, ashtu si partia gjerman,e CDU/CSU i përket partive popullore europiane. Por anëtarësimi i Hungarisë është pezulluar nga mesi i marsit. Brenda partive popullore europiane kishte shumë kritika për qëndrimet e shprehura të Orban. Së fundmi reagime të ashpra shkaktoi një fushatë publicitare në Hungari, ku kreu i KE, Jean-Claude Juncker u paraqit me një buzëqeshje tallëse bashkë me miliarderin, Soros dhe kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker- sikur të dy ishin të bashkuar në qëllimin për të nënshtruar Hungarinë. Fushata publicitare u hoq pas kritikave. Por vetë Trump nga ana e tij është kritik ndaj BE dhe është më i hapur ndaj atyre qeverive europiane që janë kritike ndaj saj. Vizita e Orbanit zhvillohet 10 ditë para zgjedhjeve europiane.
la/hk/jv(dpa, afp)