SHBA dhe Britania e Madhe kërkojnë më tepër angazhim të OKB-së në Irak
2 Gusht 2007Reklamë
SHBA dhe Britania e Madhe kerkojnë një angazhim më të madh të OKB-së në Irak. Ata i paraqiten KS projektrezolutën perkatese. Në bazë të saj personeli i misionit të OKB-së në Irak UNAMI duhet të shtoher për të ndihmuar në pajtimin kombëtar. Qeveria e unitetit kombëtar në Irak ndodhet momentalisht në krizë.
Presidenti amerikan Xhorxh Bush i beri thirrje kryeministrit irakian Nuri Al Maliki për reforma politike dhe për pajtimin e fraksioneve rivale. Me parë fronti i konsensit në Irak, fraksioni më i madh sunit në parlament, ishte terhequr nga kabineti qeveritar, me arsyetimin se kryeminsitri shiit Nuri al Maliki nuk i përmbahet programit të perbashket qeveritar. Kështu në qeveri mbeten vetem kurdet dhe shiitet.