SHBA dhe Britania e Madhe angazhohen për çtensionimin e gjendjes në Irakun Verior
23 Tetor 2007Reklamë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe do të angazhohen për t'i dhënë fund dhunës në rajonin kufitar mes Turqisë dhe Irakut veriror. Gjatë ditëve të kaluara kryengritësit kurdë kanë zhvilluar atje luftime të përgjakshme me ushtarët turq. Ne jemi të vendosur që të fusim gjendjen nën kontroll, tha sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs (Condoleezza Rice) pas një takimi me homologun e saj britanik Dejvid Milliband (David Miliband). Nga qeveria turke do të kërkohet që të veprojë më energjikisht kundër trupave të Partisë punëtore kurde në veri të Irakut.