1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA dhe BE paraqesin në KS një projektrezolutë për pavarësinë e Kosovës

12 Maj 2007

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca me ndihmën e Gjermanisë hodhën në qarkullim në Këshillin e Sigurimit një projektrezolutë, e cila mbështet pavarësinë faktike të Kosovës.

https://p.dw.com/p/AqW7
Fotografi: AP

Drafti i rezolutës mbështetet në të gjitha pikat në dokumentin e Martti Ahtisaarit për pavarësinë e Kosovës nën një mbikëqyrje ndërkombëtare. Në këtë projektrezolutë kërkohet që administrimi i Kosovës prej UNMIK-ut të përfundojë brenda 120 ditësh dhe që BE-ja të mbikqyrë procesin e pavarësimit të Kosovës. Trupat e Natos duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë për të garantuar sigurinë në vend.

"Ne mendojmë se ka ardhur koha që Kosova të bëhet e pavarur dhe për këtë do të angazhohemi energjikisht edhe pranë OKB-së", tha sekretari i shtetit pranë MPJ amerikane Nicolas Burns.

Rusia e kundërshtoi këtë plan dhe insiston për negociata të mëtutjeshme.

"Ne gjendemi përpara një problemi të vështirë dhe mendojmë se ky problem ka nevojë për negociata të mëtejshme." - tha ambasadori rus pranë OKB-së, Vitali Çurkin.