1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA dhe BE pa ujdi për çështjen e automobilëve

15 Nëntor 2018

Në grindjen për doganat e përfolura amerikane për automobilët nga Europa duket se ujdia është ende larg. Komisionerja e BE-së për Tregtinë, Cecilia Malmström pas një takimi me të ngarkuarin amerikan tregohet luftarake.

https://p.dw.com/p/38Iui
Deutschland Autoterminal der BLG Logistics Group in Bremerhaven | Mercedes Neuwagen
Fotografi: picture-alliance/dpa/I. Wagner

Në rast se SHBA vërtet do të vendosin dogana shtesë për automobilët e ardhur nga BE, atëherë në BE është gati një listë me dogana reciproke ndëshkuese, u shpreh komisionerja e BE-së për Tregtinë, Cecilia Malmström. Si shembull ajo përmendi sektorin e automjeteve, bujqësinë dhe mallrat industrialë. Por lista duhet të miratohet edhe nga vendet anëtare. "Ne do ta bënim këtë, por shpresojmë që të mos vijmë deri në këtë situatë."

Doganat godasin industrinë gjermane të automobilëve

Më parë Malmström kishte zhvilluar takime me të ngarkuarin e qeverisë amerikane për Tregtinë, Robert Lighthizer, por nuk është biseduar konkretisht për doganat kërcënuese. Më shumë të dyja palët kanë diskutuar mbi çështjet rregullatore për importin e sojës dhe gazit të lëngshëm. Por dy funksionarë të lartë të qeverisë amerikane i kishin thënë Reuters, se Ministria e Tregtisë i ka rekomanduar zyrës presidenciale të vendosë dogana të veçanta deri në 25% për automjetet e pjesët e këmbimit që hyjnë në SHBA për arsye të sigurisë kombëtare.

US Handelsbeauftragter Lighthizer &  EU-Kommissarin für Handel Malmström
Robert Lighthizer u takua me komisioneren e BE, Cecilia Malmström Fotografi: Reuters/S. Lecocq

Presidenti Trump ka kërcënuar me dogana për automjetet nga BE, nëse kjo e fundit nuk ul barrierat tregtare. Kjo mund të prekë ndjeshëm prodhuesit gjermanë të automjeteve si Daimler, Volkswagen e BMW. Por sipas studimeve edhe në SHBA mijëra vende pune do të rrezikoheshin, nëse vendosen doganat ndëshkuese. Sipas Malmström edhe prodhuesit amerikanë të automjeteve e ndajnë qëndrimin e europianëve për të hequr dorë nga doganat shtesë për automjetet europiane.

 

 

la/(rtr, ap, afp, dpa)