1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sezoni i ri i Bundesligës nis me tifozë në Lajpcig

2 Shtator 2020

Pas pranimit të konceptit për ruajtjen e higjenës nga drejtoria rajonale e shëndetit publik, RB Leipzig pret 8,500 tifozë në ndeshjen kundër FSV Mainz 05, e para e sezonit të ri të Bundesligës.

https://p.dw.com/p/3hsth
Fußball Fans RB Leipzig vs Salzburg
Fotografi: picture-alliance/SvenSimon/E. Kremser

194 ditë pas ndeshjes së fundit në një stadium të mbushur plot, RB Leipzig planifikon kthimin e shumëpritur të tifozëve. Për ndeshjen e parë të sezonit të ri të Bundesligës që do të zhvillohet në Lajpcig më 20 shtator kundër FSV Mainz 05, drejtoria lokale e shëndetësisë lejoi të shkojnë në stadium 8,500 tifozë. Kjo shifër përbën rreth 20 përqind të kapacitetit të përgjithshëm të stadiumit.

Fußball Champions League - RB Leipzig vs Tottenham Hotspur
RB Leipzig pas fitores ndaj Tottenham Hotspur, UEFA Champions LeagueFotografi: Getty Images/AFP/J. Macdougall

"Ne jemi shumë të lumtur që mund të bëjmë një hap më shumë drejt normalitetit me këtë vendim. U shprehim falënderimet tona DFL-së, qeverisë së landit të Saksonisë, autoriteteve shëndetësore dhe qytetit të Lajpcigut për bashkërendimin e konceptit për ruajtjen e higjenës", tha drejtori menaxhues i RB, Oliver Mintzlaff .

Leja përfundimtare varet nga indeksi i infektimeve

Për konceptin "pati diskutime të vazhdueshme mes RB Leipzig me Federatën Gjermane të Futbollit (DFL) dhe ai u vendos pas mjaft diskutimesh intensive", tha ai. Faktori vendimtar për zbatimin e tij mbetet niveli rajonal i infeksioneve, i cili vlerësohet vazhdimisht në koordinim të ngushtë me Drejtorinë e Shëndetit të qytetit të Lajpcigut. Pra leja përfundimtare varet nga rastet e infektimeve brenda një jave. Për momentin niveli i infektimeve javore është nën nivelin e përcaktuar nga autoritetet shëndetësore gjermane.