1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbi: Gënjeshtrat në kioskën e gazetave

1 Shkurt 2019

Aleksandar Vuçiq e tregon veten të jetë reformator që do të fusë Serbinë në BE. Por makineria që prodhon propogandë punon pa pushim. Analizat tregojnë që Fake News në Serbi janë kthyer në politikë shtetërore.

https://p.dw.com/p/3CXev
Serbien Medien Fake News
Fotografi: DW/N. Rujević

Ka javë që serbët dalin në rrugë me dhjetramijëra për të protestuar kundër presidentit të gjithëpushtetshëm, Aleksandar Vuçiq. Ata që protestojnë janë një grup i përzier, flamujtë që shihen janë serbë dhe rusë, po ashtu shihen flamujtë me ngjyrat e ylberit, si dhe pllakata kundër shtypjes së lirisë, manipulimeve në zgjedhje dhe nepotizmit. Kjo është sfida më e madhe që ka pasur ndonjëherë Vuçiq, i cili drejton vendin ballkanik me dorë të hekurt, prej shtatë vitesh.

Ish-skifteri nacionalist, kërkon sot të drejtojë vendin e vet drejt BE. Shumë vetë besojnë madje se ai do i japë fund konflktit dhjetëravjeçarë me ish provincën serbe të Kosovës, të cilin Beogradi nuk e njeh si shtet të pavarur. Një tezë e përhapur në Serbi thotë se me lëshimet që bën për Kosovën, Vuçiq është duke blerë heshtjen e BE për gjendjen në politikën e brendshme në Serbi.

Ai eliminon dhe përçan konkurencën politike edhe duke përdorur mediat. Përveç një kanali kabell televiziv dhe disa revista të përjavshme, edhe mediat kryesore herë përkëdhelin presidentin e tyre, herë godasin kritikët e tij.

Serbien | Proteste gegen Präsident Vucic
Protesta në SerbiFotografi: Reuters/D. Kojadinovic

Më pak thashetheme, më shumë nxije urrejteje

Nëse kërkon të mësosh për informimin mbi protestat aktuale të gazetave më të mëdha të Beogradit, kërkimi është i kotë. Në to nuk flitet aspak për pakënaqësinë e madhe në vend. Gazetat bulevardeske besnike të qeverisë raportojnë vetëm për një "grup kaotikësh dhe që urrejnë çdo gjë",  të paguar nga opozita për të prishur atmosferën në vend.

Statistikat e reja dëshmojnë për gjendjen e shkatërruar të shtypit serb. Sipas të dhënave të blogut të pavarur mediatik, "Raskrikavanje", tre gazeta ("Informer", "Srpski telegraf" dhe "Alo") kanë publikuar 370 gënjeshtra vitin e kaluar, gënjeshtra që kanë qenë në faqen kryesore.

265 herë është njoftuar për luftë ose konflikt. Po ashtu është sugjeruar se presidenti rus Putin do ishte i gatshëm, "që të mbronte Kosovën, sikur ajo të ishte ruse". Shqiptarët e Kosovës dhe kroatët mezi presin, dhe është maturia dhe trimëria e presidentit serb që vazhdon të mundësojë paqen, thotë tenori. "E veçanta e Serbisë është që gazetat bulevardeske atje kanë pak prezencë të prominentëve dhe të Show-Business. Ato janë shumë më tepër gazeta që ngjallin urrejtjen, që në emër të qeverisë dhe opozitës kthejnë në tabelë qitjeje kritikët," thotë Vesna Radojeviq, redaktore tek "Raskrikavanje".

Një nga artikujt e shumtë, është njoftimi për gjoja atentatet e planifkuara kundër Vuçiqit, siç ka raportuar DW, në korrik 2018. Një herë lajmet thoshin se tetë vrasës prisnin para shtëpisë së tij, një herë tjetër një teori konspirative thoshte se CIA, M16, opozita serbe dhe kroatët duan të vrasin presidentin. Në këtë mënyrë shtypi ndjek skenat biblike, - Vučić është David në luftë kundër Goliath, thotë sociologu Jovo Bakiq, nga Fakulteti filozofik i Beogradit. "Vuçiq prezantohet të jetë i dobët, por guximi i tij është i madh, kështu që ai fiton mbi gjithë fuqitë konspirative."

Besnikëria shpërblehet

Megjithëse drejtësia në vend ndodhet nën ndikim të madh të qeverisë së tij, mediat e afërta me qeverinë duhet të paguajnë dëmshpërblimet. Kështu për shembull, "Informer" duhet t'i paguante kryetarit të një partie opozitare 1.500 euro, sepse gazeta kishte informuar gabimisht se politikanët shpenzojnë para të shumta në vendet më të bukura turistike të Kroacisë.

Serbien | Proteste gegen Präsident Vucic
Protesta kundër presidentit VucicFotografi: Reuters/D. Kojadinovic

Por proceset janë të vështira dhe niveli i gjobave i parëndësishëm përkundrejt përfitimit. Sepse besnikëria shpërblehet me zemërgjerësi të madhe, thotë gazetarja Radojeviq. Kjo do të thotë jo vetëm qe jepen para për mediat nga buxheti i shtetit, por edhe reklamat e bollshme të firmave shtetërore, sipër shembull të Telekomit serb. "Nxitja e urrejtjes financohet me paratë e taksapaguesve", thekson Radojeviq në bisedë me DW.

Hipokrizi në skenën ndërkombëtare

Në muajin dhjetor, moguli i mediave Srgjan Milivojeviq, i lidhur me partinë e Vuçiqit, bleu një nga koncernet më të mëdha mediative të vendit për 180 milionë euro. E rëndësishme në këtë blerje ishte, se disa javë më parë,  Milivojeviq i kishte shitur telekomit shtetëror një firmë komunikacioni, për 190 milionë euro, katërfishi i vlerës reale, thonë ekspertët. Partia Përparimtare Serbe (SNS) nuk i pranon akuzat për manipulim, duke thënë se kemi të bëjmë me ekonomi private dhe media të lira, të cilat kanë të drejtë të raportojnë si të duan.

Pjesëmarrja e Vuçiqit në diskutimin "Liria e shtypit  në krizë", në forumin ekonomik të Davosit, shkaktoi habi dhe tallje tek kritikët e tij në Serbi. Ai nuk është shumë krenar për gjendjen e mediave në Serbi, por përpiqet të bëjë maksimumin, tha Vuçiq. Kur e shikoje mund të të krijohej përshtypja se nuk kemi të bëjmë me të njëjtin person që poshtëron publikisht gazetarët kritikë në Serbi, duke i sharë si agjentë të huaj.

Prandaj, një nga kërkesat kryesore të demostruesve në Beograd i drejtohej televizionit publik shtetëror, RTS, që të transmetojë të paktën pesë minuta raportime nga protestat. RTS i ka injoruar deri tani protestat duke mos informuar asgjë ose duke folur shumë shkurt për to. Kjo nuk ka të bëjë me mungesën e prezencës së demostruesve, sepse çdo të shtunë një kolonë protestuesish prej dhjetëra mijëra vetëve kalon direkt para ndërtesës së televizionit.