Scholz thirrje Putinit të ndalë luftimet
5 Mars 2022Kancelari Olaf Scholz i bëri thirrje presidentit të Rusisë Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike për armëpushim. Po ashtu kreu i qeverisë gjermane, socialdemokrati Scholz kërkoi, që të krijohet akses për ndihmat humanitare në zoant e luftimeve, vuri në dukje zëdhënësi i qeverisë në Berlin (04.03) Steffen Hebestreit. Putin e ka infromuar kancelarin, se Rusia ka parashikuar një raund të tretë bisedimesh me Ukrainën këtë fundjavë. Të dyja palët kanë rënë dakord që t'i vazhdojnë sam ë shpejt bisedimet. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov njoftoi në Moskë, se Putin ndërkohë nuk ka ndërmend të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj. Të gjitha kontaktet mes Rusisë dhe Ukrainës duhet të vazhdojnë përmes delegacioneve zyrtare të negociimit. Putin, sipas të dhënave të Peskovit, nuk do të flasë as me presidentin eSHBA-së, Joe Biden lidhur me luftën në Ukrainë.
Ukraina kërkon ndërmjetësim ndërkombëtar
Ukraina kërkoi për bisedimet me Rusinë ndërmjetësim ndërkombëtar. "Ne nuk i besojmë aspak Federatës Ruse, ndaj duam të kemi një ndërmjetësues ndërkombëtar të vetëdijshëm për përgjegjësinë", i tha agjencisë Unian në Lviv këshilkltari i presidentit ukrainas, Mychajlo Podoljak. Në raundin e dytë të bisedimeve mes dy palëve të enjten (03.03) u ra dakord për krijimin e korridoreve humanitare për largimin e civilëve nga zonat e luftimeve.
Sipas vlerësimit të Britanisë së Madhe Putin nuk e ka llogaritur me këtë rezistencë ndaj invazionit rus në Ukrainë. Putin e ka vlerësuar gabim vullnetin e popullit ukrainas kundër invazionit, tha ambasadorja britanike në OKB Barbara Woodward duke folur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.