1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Scholz: Gjermania dhe Izraeli janë "partnerë vlerash"

17 Mars 2023

Vizita e kryeministrit të Izraelit në Berlin zhvillohet nën hijen e vlerësimeve kontradiktore për reformën në drejtësi të planifikuar në Izrael. Kancelari gjerman Scholz shprehu shqetësimin e tij.

https://p.dw.com/p/4Ooc5
Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu shqetësim lidhur me reformën në drejtësi të planifikuar në Izrael.
Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu shqetësim lidhur me reformën në drejtësi të planifikuar në Izrael.Fotografi: Christian Mang/REUTERS

Pas një takimi me kreministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu kancelari Olaf Scholz shprehu shqetësimin e tij lidhur me planet e diskutueshme në Izrael për reformën në drejtësi. "Si partner demokrat vlerash dhe miq të ngushtë të Izraelit ne e ndjekim me vëmendje këtë debat dhe  - këtë du ata theksoj hapur – me shqetësim të madh", tha Scholz.

Kancelari nënvizoi, se është në një mendje me Netanjahun, që pavarësia e drejtësisë është "një parim i çmuar demokrarike". Kancelari përshëndeti nismën e presidentit të Izraelit Isaac Herzog, për arritjen e një kompromisi, "në mënyrë që të shmanget një polarizim i mëtejshëm në Izrael". Herzog ka bërë propozime konkrete, tha Scholz. "Ne si miq të Izraelit dëshirojmë, që edhe lidhur me këtë propozim të diskutohet më tej." Propozimi i Herzogs ndër të tjera i kushton rëndësi zgjedhjes së gjyqtarëve të rinj. Sipas tij forumi që emëron gjyqtarët e rinj duhet të përbëhet nga tre ministra, presidenti i Gjykatës së Lartë, dy gjyqtarë dhe dy nëpunës, për të cilin duhet të bien dakord si presidenti i Gjykatës së Lartë ashtu edhe isë. ministri i Drejtësisë.

Berlin, konferenca e shtypit e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz
Berlin, konferenca e shtypit e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz Fotografi: Christian Ditsch/epd

Netanjahu: "Ne nuk do të devijojmë asnjë centimertër"

Netanjahu i hodhi poshtë kritikat, se ai me reformën në drejtësi po dëmton demokracinë: "Izraeli ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë një shoqëri liberale." Akuzat, se ai po synon një diktaturë, janë absurde, tha ai. Por, sipas tij, një drejtësi e pavarur nuk është një "drejtësi e gjithëpushtetshme". Qeveria e tij do të bëjë ç'është e mundur, për ta korrigjuar këtë disbalancë. Edhe pas reformës Izraeli do të ketë një drejtësi të pavarur. "Ne nuk do të devijojmë asnjë centimertër nga reforma", tha Netanjahu. Propozimin për kompromis të presidentin Herzog ai e konsideron si të "paekuilibruar".

Presidenti i Izraelit e paraqiti të mërkuën (15.03.2023) në mbrëmje propozimin për kompromis, por menjëherë qeveria e Netanjahut e hodhi poshtë atë. Herzog paralajmëroi në sfondin e fronteve të tensionuara për një luftë civile në Izrael.

Qeveria e djathtë religjoze e Netanjahut do ta kalojë deri në fund të muajit me procedurë të përshpejtuar reofrmën e diskutueshme në drejtësi. Reforma e miratuar nga shumica në parlament, Knesset, parashikon që të kufizohet pushteti i drejtësisë. Ndër të tjera është parashikuar, që Knesset-i, me shumicë votash të mund të shfuqizojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kjo argumentohet me akuzat se gjyqtarët ndërhynë shumë në politikë.

Kritikët e reformës druajnë shfuqizimin e ndarjes së pushteteve dhe kësisoj zbehjen e demokracisë. Prej më shumë se dy muajsh në Izrael zhvillohen protesta të fuqishme.

Berlin: Scholz dhe Netanjahu në memorialin "Gleis 17"
Berlin: Scholz dhe Netanjahu në memorialin "Gleis 17"Fotografi: Matthias Rietschel/REUTERS

Përkujtim i Holocaust-it

Me një vizitë të përbashkët në memorialin "Gleis 17" paradite të dy politikanët theksuan lidhjen mes dy vendeve dhe përgjegjësinë e vazhdueshme të Gjermanisë për Holocaust-in. Memoriali në stacionin e trenit në Grunewald në Berlin përkujton fillimin e deportimi të hebrejve në kohën e nacionalsocializmit përpara më shumë se 80 vjetësh. Nga "Gleis 17" (binari 17) janë transportuar nga sundimi nazist në kampet e punës dhe të përqendrimit rreth 10.000 hebrej.

Në konferencën e përbashkët të shtypit me Netanjahun, Scholz theksoi, se Holocausti për për Gjermaninë një detyrim i vazhdueshëm üër t'iu kundërvënë çdolloj forme të antisemitizmit. Nga historia është rritur përgjegjësia, që të mbrohet jeta hebreje në Gjermani. Siguria e Izraelit është thelbësore për Gjermaninë dhe Izraeli mund të mbështetet në të. Gjatë vizitës së Netanjahut disa qindra vetë demonstruan në kuartierin qeveritar dhe përpara Portës së Brandenburgut. Policia bëri fjalë për rreth 400 deri në 500 pjesëmarrës, ndërsa ishin regjistruar 1000 syresh. Edhe në Izrael në mbarë vendin kanë vazhduar portestat e mijëra vetëve kundë rplaneve të qeverisë.

qu/fab/jdw (rtr, dpa, afp, kna)