1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE: "Ia dalim dalim të bashkuar ose dështojmë të veçuar"

3 Shkurt 2017

Presidenti i këshillit të BE-së Donald Tusk ka vendosur një moto luftarake për samitin e BE-së në Maltë. A do ta ndjekin atë të gjitha vendet anëtare? Nëse po, në cilën të ardhme?

https://p.dw.com/p/2Wt3C
Slowakei EU Gipfel in Bratislava Gruppenfoto
Fotografi: Getty Images/AFP/J. Klamar

"BE-ja nuk është perfekt, por është instrumenti më i mirë, që ne kemi për t'u bërë ballë sfidave." Këtë fjali e shënuan kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së, që mblidhen të premten (03.02) në Maltë, qysh pas takimit të parë pas daljes së Britanisë së Madhe nga unioni në takimin e shtatorit në Bratislavë. Ata duan të prezantohen të bashkuar,e dhe pse britanikët janë larguar nga bordi. Unioni duhet të reformohet, u tha në Bratislavë. Në çfarë drejtimi dhe me çfarë qëllimi, kjo duhet të përcaktohet më së voni në samitin me rastin e 60 vjetorit të themelimit të BE në Romë më 25 mars 2017.

Gjatë takimit në Maltë duhet të hidhet një hap i parë për zbutjen e krizës aktuale të BE-së. Kështu e parashikon plani i miratuar në Bratislavë. Sa i përket çështjes parimore, se si do të bashkëveprojnë në të ardhmen anëtarët e BE-së, deri më tani nuk ka avancim. Ka vetëm disa mendime të pa koordinuara. Megjithatë, sipas diplomatëve të BE-së në Bruksel, asgjë nuk është pjekur për të marrë vendime.

Franca, Gjermania, Belgjika, Luksemburgu, Holanda dhe Italia duan ta thellojnë bashkëpunimin në BE. Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria duan të theksojnë elementin nacional dhe ta sprapsin integrimin brenda BE-së. E pastaj janë vendet jugore, që akuzojnë veriun, se nuk bën sa duhet për rritjen ekonomike. Veriu nga ana tjetër akuzon vendet jugore, se nuk bëjnë sa duhet për të qenë në ekonomi të aftë për konkurrencën. Pavarësisht konflikteve ka ndërkohë grupe që merren me modele të ndryshme, sikurse njoftojnë diplomatët.

Hija e Trump e pranishme

Një sfidë tjetër, që duhet kapërcyer në Maltë, mban emrin Donald Trump. Në sfondin e atakimeve të presidentit të ri të SHBA-së ndaj BE-së, shumë politikanë në Bruksel parashikojnë, që samitin do ta preokupojë mbrojtja nga Trump. "Duhet të jepet një lajm i qartë ndaj qytetarëve në Europë dhe pjesës tjetër të botës, që shtete në BE bashkëpunojnë vullnetarisht. Ne kemi vlera dhe parime të përbashkëta, që ne i mbrojmë ndaj çdo kundërshtari, që do t'i shkatërrojë ato", thotë eurodeputeti socialdemokrat, Jo Leinen për DW. Natyrisht që duhet të përballesh me figura autoritare si presidenti rus Putin dhe presidenti turk Erdogan, thotë Jo Leinen, por "për fat të keq më duhet të përmend, se edhe Donald Trump, është si një zhgjëndër për shumë në BE."

Jo të gjithë krerët e qeverive dhe të shteteve të BE-së e shohin me kritikë administratën e re të SHBA-së. Hungaria dhe Polonia mund të përfitojnë diçka prej nacionalizmit të Trump-it. Por presidenti i Këshillit të BE-së, pra kryetari i klubit të samitit, Donald Tusk tërheq vëmednjen, që Trump është "një rrezik për Europën". Tusk edhe presidentin rus Putin e sheh si një "kërcënim" dhe vazhdimisht i ka kërkuar atij, që të zbatojë armëpushimin me Ukrainën. "Zoti Tusk ka shkruar një letër drejtuar kryetarëve të shteteve dhe të qeverive, në fjalinë e fundit të së cilës thuhet: 'Bashkë do të rezistojmë, të veçuar do të dështojmë.' Por si për ironi ky është një citat nga kushtetuta amerikane. Përse duhet ta përdorim ne këtë moto edhe për BE-në?", këtë pyetje shtron eurodeputeti Jo Leinen në prag të samitit në Maltë.

 

Bernd Riegert' Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE