1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sahra Wagenknecht: "Arabia Saudite luan një rol të shëmtuar"

Ines Pohl
25 Korrik 2017

Në intervistë për DW, kanditatja kryesore e partisë "E Majta" kritikon ashpër kandidatët e partive të tjera.

https://p.dw.com/p/2h4dk
Sahra Wagenknecht im DW Interview Jaafar Abdul-Karim Ines Pohl
Fotografi: DW/R.Oberhammer

Me ta nuk do të ketë misione të Bundeswehrit gjerman jashtë vendit, nuk do të ketë export armësh dhe do të ketë një kufi në pranimin e refugjatëve. Në intervistë për DW kandidatja kryesore e partisë "E Majta" dhe kryetare e grupit parlamentar, Sahra Wagenknecht, përshkruan qartë pozicionin e partisë së saj para zgjedhjeve në Gjermani.

Ajo është  e prerë sa i përket rolit të ushtrisë gjermane: Gjermania duhet të qendrojë jashtë luftrave, duke përfshirë aty edhe luftën kundër IS-it në Siri. "Unë mendoj se është e pandershme të thuhet, që jemi në luftë kundër terrorizmit dhe në të njëjtën kohë të furnizojmë me armë hapur mbështetës të terrorit".

Wagenknecht kritikon ashpër qendrimin ndaj Arabisë Saudite, ajo madje vazhdimisht e ka denoncuar marrëveshjen për tegti me armë me Riadin: "Arabia Saudite luan një rol të mjerueshëm në këtë aspket, jo vetëm që ata janë pjesë e luftës në Siri, por edhe faktikisht ata kanë pajisur me armë grupet terrorsite islamike në Siri."

"E rëndësishme është t'u ndihmojmë njerëzve në vendet e tyre"

Wagenknecht përsërit qendrimin e saj, se Gjermania nuk mund të pranojë refugjatë pa kufij. Qendrim që ka hapur diskutime në partinë e saj. "Nuk u ndihmojmë të varfërve duke thënë se mund të vijnë në Gjermani, sepse ata nuk kanë mundësi që të arrijnë deri në Gjermani. Për këtë arsye mendoj, se është shumë më e rëndësishme t'ju ndihmojmë atyre në vendet e tyre".

Sahra Wagenknecht im DW Interview Jaafar Abdul-Karim Ines Pohl
Fotografi: DW/R.Oberhammer

Turqinë dhe presidentin Erdogan ajo i sulmon frontalisht, konkretisht ajo akuzon për mbështetje të islamit në Gjermani organizatën DITIB, e cila mbështetet nga qeveria e Turqisë: "Duhet pasur shumë kujdes që disa organizata këtu në Gjermani të mos i mbështesim edhe me financa qeveritare. Ata nxisin përçarjen, urrejtjen dhe predikojnë urrejtje në xhami. DITIB është organizatë që kontrollohet direkt nga qeveria turke dhe Erdogani", tha Wagenknecht.

A do "E Majta" të qeverisë?

Udhëheqësja e partsië "E Majta" thekson, se partia e saj është e gatshme për të marrë përsipër drejtimin e qeverisë. Ata tani më kanë miratuar programin e partisë, i cili është formuluar në një pjesë të madhe nga vetë Wagenknecht. Ky program u interpretua nga opinioni si një refuzim i një koalicioni të mundshëm pas zgjedhjeve me SPD-në dhe partinë ekologjiste "Të Gjelbërit". "Unë dua të jem pjesë e qeverisë, por unë nuk pranoj të bëj poltika neo-liberale. Nuk dua të mbështes një kapitalizëm grabitqarësh", tha Wagenknecht.

Që nga viti 2009 Wagenknecht është deputete në Bundestagun Gjerman, nga viti 2015 ajo drejton grupin parlametar të partisë "EMajta" dhe tani është kanidatja kryesore e kësaj partie. Në vitin 2016 ajo publikoi librin "Si mund të shpëtojmë nga kapitalizmi". Që nga viti 1991 është ajo pjesë e partisë "E Majta", që më parë mbante emrin PDS.