1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sa i lirë është shtypi në Hungari?

Ricarda Otte/ Angelina Verbica24 Tetor 2013

Qeveria hungareze e kryeminsitrit viktor Urban përpiqet prej tre vjetësh me të gjitha mjetet t'ua mbyllë gojën gazetarëve kritikë. Sa liri mendimi ka mbetur në vendin anëtar të BE-së?

https://p.dw.com/p/1A5D3
Fotografi: AP

Më 21 dhjetor 2013 është trevjetori i asaj dite të paharrueshme. Ishte mëngjesi, pasi qeveria hungareze vendosi ligjin e ri për mediat. Gazetarëve iu ndalua ndër të tjera të kritikonin qeverinë e Viktor Urbanit. Kundër kësaj moderatori Attila Mong protestoi me një minutë heshtje në emisionin e tij radiofonik të mëngjesit në radion shtetërore Kossuth Rádió. Në të njëjtën ditë ai u shkarkua. Ai kujton protestat e mëparshme për më shumë demokraci. "Në vitin 1989, kur demonstronim në rrugët e Budapestit, kam shpresuar për fillimin e një epoke demokratike në Hungari. Dhe kur nuk do ta kisha marrë me mend se 20 vjet më vonë do të konfrontohesha si gazetar me një ligj kaq represiv dhe antidemokratik", e shpreh Mong zemërimin e tij.

Media hungareze në vështirësi

Vitet e fundit në shtetin anëtar të BE, Hungari, qindra redaktorë dhe reporterë kanë humbur vendin e punës në mediat shtetërore, sepse ishin kritikë. Dhe stacionet private si radioja e pavarur Klubradio janë gati para falimentimit, sepse duhet t'i mbrojnë në gjyq licencat e tyre dhe paguajnë taksa të larta për licencat. Synimi i Klubradio është që të rezistojë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të pranverës 2014.

Ungarn Pressefreiheit Demonstration
Shpesh në Hungari protestohet kundër censurës ndaj lirisë së shtypitFotografi: AP

Edhe gazetarët e huaj janë në qendër të vemendjes

Stephan Ozsváth vëzhgon situatën në Hungari nga Vjena, si korrespondent i radios publike gjermane. Ai dhe kolegët e tij e kanë ndjerë disa herë, se si i trajton qeveria hungareze kritikët e saj.

Ka patur fushata shpifjesh në mediat hungareze. Atje dilnin në televizion sekretarë shteti, përmendnin emrat tanë dhe thonin gjëra të paqena për ne. Pastaj kishte fushata "shitstorm" në rrjet, që ishin aq masive sa unë nuk besoj se ishin vetëm shprehje spontane nga disa individët. "Ozsváth dhe kolegët e tij rezistuan me sukses. Aktualisht situata për ta është pak më e relaksuar."

"Ne nuk mund të dënohemi se ka lajme të këqija. Lajmet e këqija bëhen nga qeveria hungareze. Ne raportojmë lidhur me to, edhe pse qeverisë kjo nuk i vjen për shtat. Çdo qeveri duhet të jetojnë me një gjë të tillë."

Megjithatë Ozsváth paralajmëron të kihet kujdes nga keqkuptimi, se në Hungari nuk mund të shkruash më çfarë do. Këtë mund ta bësh sidomos në internet, por pyetja është se kush e lexon. Radioja dhe televizioni konsiderohen si zëdhënëse të qeverisë.Tani parlamenti hungarez ka modifikuar ligjin për median, të kritikuar dërkombëtarisht. Presioni i BE nga Brukseli për këtë ishte shumë i fortë. Por, në praktikë shumë pak ka ndryshuar.