Rusët me "dëshmi të reja" për gazin helmues të përdorur nga kryengritësit
18 Shtator 2013Qeveria ruse ka në dispozicion nga udhëheqja siriane sipas të dhënave të veta "dëshmi të reja" për përdorimin e gazit helmues nga kryengritësit islamikë. Kjo bën që të vihet përsëri në një situatë të vështirë arritja e një marrëveshjeje me Perëndimin për një Rezolutë për Sirinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Materaili i ri nga Siria dëshmon se armët kimike më 21 gusht afër kryeqytetit Damask duhet të jenë vënë në përdorim nga kryengritësit, tha zevëndësministri i Jashtëm rus, Sergej Rjabkov pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm rus, Walid al-Muallim në Damask.
Rjabkov deklaroi se Rusia është e dëshpëruar me raportin e OKB-së për sulmin kimik, duke e quajtur “të politizuar dhe të njëanshëm”. Sipas të dhënave të agjencisë ruse të lajmeve, diplomati rus kritikoi po ashtu ashpër inspektorët e Kombeve të Bashkuara. Rusia në këtë mënyrë mbrohet në Këshillin e Sigurimit kundër pretendimeve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Kinës, Francës, për të kërcënuar Sirinë me sanksione, duke përfshirë edhe veprime të mundshme ushtarake, nëse Siria nuk i përmbahet planin për çarmatim.