1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusi: Medvedevi paralajmëron për "apokalips"

28 Shkurt 2023

Ndërsa Kremlini reagon i përmbajtur ndaj planit kinez për paqe, ish-presidentit rus Dimitri Medvedev paralajmëron për një apokalips bërthamor.

https://p.dw.com/p/4O34O
Vladimir Putin, Dimitri Peskov dhe Dimitri Medvedev
Vladimir Putin, Dimitri Peskov dhe Dimitri MedvedevFotografi: MIKHAIL KLIMENTYEV/SPUTNIK/AFP/Getty Images

Sipas ish-presidentit rus Dimitri Medvedev, furnizimi i vazhdueshëm me armë i Ukrainës mbart rrezikun e një katastrofe bërthamore botërore. Natyrisht që "dërgimi i armëve" mund të vazhdojë dhe "të parandalojë çdo mundësi për rifillimin e negociatave," tha nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të përditshmen pro-qeveritare Izvestia.

Ish-presideti rus Dimitri Medvedev paralajmëron për "apokalips"
Ish-presideti rus Dimitri Medvedev paralajmëron për "apokalips"Fotografi: dpa/picture-alliance

"Armiqtë tanë po bëjnë pikërisht këtë dhe nuk duan ta kuptojnë se qëllimet e tyre me siguri do të rezultojnë në një fiasko totale. Një humbje për të gjithë. Një kolaps, një apokalips. Ku me shekuj njerëzit do të harrojnë jetën e tyre të dikurshme, derisa rrënojat dhe mbeturinat të pushojnë së rrezatuari", tha Medvedevit.

Reagim i përmbajtur ndaj planit kinez për paqe

Edhe lidhur me planin kinez prej 12 pikash për t'i dhënë fund luftës, qeveria e Moskës nuk sheh aktualisht kushte për një zgjidhje "paqësore". "Ne po e shqyrtojmë me vëmendje të madhe planin e miqve tanë kinezë," u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. "Por për momentin ne nuk shohim parakushte që gjërat të shkojnë drejt paqes”, tha Peskov, duke shtuar se "operacioni special ushtarak” në Ukrainë po vazhdon.

Vladimir Putin dhe Wang Yi
Vladimir Putin dhe Wang YiFotografi: Anton Novoderezhkin/ITAR-TASS/IMAGO

përvjetorin e parë të fillimit të pushtimit rus Kina prezantoi një dokument në të cilin, ndër të tjera, bën thirrje për armëpushim dhe negociata. Diplomatët dhe ekspertët perëndimorë reaguan me skepticizëm dhe zhgënjim, pasi dokumenti me dymbëdhjetë pika nuk solli ndonjë ide të re. Përveç kësaj Kina konsiderohet një aleate e ngushtë e Rusisë dhe kurrë nuk e ka dënuar qartë pushtimin e Ukrainës.