1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Rripi i Gazës do të jetë së shpjeti zonë palestineze" - Deklerata e papritur e kryemnistrit izraelit Sharon dhe shkaqet e tij

Peter Philipp3 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/ArUB

Brenda dy vitesh nuk do të jetojë më asnjë hebre në Rripin e Gazës. Ky nuk është një qëllim lufte i lëvizjes radikale "Xhihad" apo "Hamas", por një dekleratë e kryeministrit izraelit Ariel Sharon. Gjatë një interviste me gazetën izraelite liberale "Harez", Sharon shpjegon se cfarë do të thotë "masa e tij unilaterale" që kish propozuar që në dhjetor të vitit të kaluar, në rast se palestinezët nuk do të jenë dakord të zhvillojnë bisedime të përbashkëta për paqe në muajt e ardhshëm.

Shumë njerëz, si në Izrael ashtu edhe në botë, e kishin komentuar këtë dekleratë si propagandë, por tani reagojnë të gjithë paksa të habitur mbi faktin se Sharon është i vendosur që ta zbrasë krejtësisht Gazën. Skeptika e njerëzve është me vend. Sharon kosiderohej gjithmonë si iniciatori i zonës së hebrejve. Që kur ishte ministër nën qeveri të tjera, Sharon u angazhua në ndërtimin e banesave me hebrej në këtë zonë duke ju garantuar banorëve se prezenca e tyre në zonën palestineze nuk përbënte asnjë lloj problemi. Përkundrazi kjo prezencë ishte garancia që "Erez Israel" pra "Toka Israel" e Biblës është përgjithmonë pjesë e shtetit Izrael.

Rripi i Gazës ka qënë gjithmonë pjesa më problematike për Izraelin: Mbi 1 milionë palestinezë jetojnë të ngjeshur në një zonë tepër të vogël dhe në mes të tyre jetojnë 7.500 hebrej. Ky fakt ka qënë gjithmonë shkak për debate dhe luftime mes dy palëve. Disa qeveri përpara asaj të Ariel Sharonit, kishin propozuar që Gaza të "pastrohet". Me këtë hap do ti hiqnin vetes një hall nga kurrizi.

Por ne dekleratën e fundit të kryemenistrit Ariel Sharon fshihen më shumë arsye taktike sesa bindje politike. Nuk ka si të jetë rastësi se Sharon shfaqet kaq i hapur për bisedime vetëm pak javë para se të shkojë për vizitë në Uashington. Reagimet e para nga Uashingtoni ndaj dekleratës së Sharonit janë pozitive. Dhe nuk ka si të jetë gjë tjetër përvec një strategjie, që Sharon fokusohet kaq shumë tek cështja e Gazës, ndërkohë që ai dhe dy djemtë e tij akuzohen rëndë për korrupcion.

Dhe sigurisht që kjo dekleratë është taktika e Sharonit për ti dëshmuar asaj pjese të popullit izraelit që e akuzon atë se nuk ka ndërrmarrë asnjë hap për paqe dhe siguri në vend, të kundërtën. Por ndoshta kjo dekleratë shpjegon ndërtimin e murit "të sigurisë", për shkak të të cilit, Izraeli duhet të paraqitet përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hag. Por historia na ka mësuar se duhet treguar durim. Nuk dihet nëse fjalëve të Sharonit do ti pasojnë vepra. Ai ka shpallur dhe deklaruar shumë gjëra, por deri tani janë plotësuar vetëm kërcënimet e tij. Megjithatë tërheqja e izraelitëve nga Gaza nuk do të ishte një rrezik por një përparim i vërtetë në Lindjen e Afërt.