1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rreth 3.5 milionë refugjatë në Gjermani

24 Shtator 2024

Në Gjermani jetojnë rreth 3.5 milionë refugjatë dhe 80,5 për qind e tyre nuk mund të dëbohen për shkak të situatës në vendin e tyre të origjinës.

https://p.dw.com/p/4kvAJ
Në Gjermani jetojnë rreth 3.5 milionë refugjatë
Në Gjermani jetojnë rreth 3.5 milionë refugjatë Fotografi: Julian Stratenschulte/dpa/picture alliance

Sipas Regjistrit Qendror të të Huajve në Gjermani jetonin në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2024 rreth 3.48 milionë refugjatë. Kjo shifër është rreth 60,000 vetë më shumë se në fund të vitit 2023 dhe më shumë se në çdo periudhë tjetër që nga vitet 1950.

Partia e Majta kritikon ashpërsimin e ligjit për të huajt

Nisur nga këto shifra zëdhënësja për politikën ndaj refugjatëve e grupit parlamentar të partisë "E Majta" në Bundestag, Clara Bünger, kritikoi në një intervistë për gazetën "Neue Osnabrücker Zeitung" debatin për migracionin në Gjermani. "Edhe pse kjo shifër përbën vetëm katër përqind të popullsisë së përgjithshme të Gjermanisë, politikanët e partive në qeveri si dhe CDU-ja dhe AfD-ja duan t'i bëjnë njerëzit të besojnë se kjo pakicë e vogël është përgjegjëse për të gjitha problemet e tyre. Kjo është marrëzi e rrezikshme që vetëm forcon të djathtën ekstreme." - tha ajo.

Megjithë ashpërsimin e ligjit 80.5 për qind e personave që duhet të largohen nga Gjermania nuk mund të dëbohen
Megjithë ashpërsimin e ligjit 80.5 për qind e personave që duhet të largohen nga Gjermania nuk mund të dëbohenFotografi: picture alliance/dpa

Toni në debatet për migracionin në Gjermani është ashpërsuar pas sulmit të dyshuar islamik me thikë në Solingen në fund të gushtit. Pas tij qeveria gjermane propozoi ndër të tjera masa kundër islamizmit të dhunshëm dhe ashpërsimin e konsiderueshëm të ligjeve të qëndrimit dhe të azilit. Gjithashtu u vendosën kontrolle kufitare me të gjitha vendet fqinje. Megjithatë hapat e planifikuar nuk shkojnë aq larg sa duhet për partitë e CDU dhe CSU.

80,5 për qind nuk mund të dëbohen

Sipas "Neue Osnabrücker Zeitung" shifra prej 3.48 milionë refugjatësh të regjistruar në Regjistrin Qendror të të Huajve përfshin të gjithë personat që kërkojnë mbrojtje në Gjermani për arsye humanitare, pavarësisht nga statusi i tyre i qëndrimit. Ndër ta rreth 1.18 milionë janë nga Ukraina.

80.5 për qind e personave që duhet të largohen nga Gjermania vazhdojnë të tolerohen përmes statusit "Duldung", sepse nuk mund të dëbohen apo deportohen për shkak të situatës në vendin e tyre të origjinës.