1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

G20 Finanzen

22 Tetor 2010

Të premten dhe të shtunën takohen ministrat e Financave të shteteve të G20-s. Vendi historik Kyongju në Korenë e Jugut me tempujt e tij, shërben si skenë e raundit të fundit përgatitor samitin e G20-s në nëntor

https://p.dw.com/p/Pkx8
Bursa në Frankfurt mbi MainFotografi: AP

Në takimin e tyre në Korenë e Jugut të premten dhe të shtunën ministrat e Financave të G20-s debatojnë rreth reformimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, mbi rrjetin global të sigurisë dhe rregullimin e mëtejshëm të tregjeve financiare. Fillimisht mikpritësi koreanojugor u përpoq të mos e vinte në qendër të vëmendjes temën e luhatjes së valutave në tregjet financiare, por konflikti mbi këtë çështje me sa duket nuk u arrit të shuhej.

Kërkimi i një zgjidhjeve të përbashkët për luhatjet valutore

China Währung 100 Yuan Banknoten in Schanghai
Sipas ekspertëve Kina e mban me qëllim të ulët vlerën e valutësFotografi: AP

Pikërisht për këtë arsye të premten në kuadër të G20-s zhvillohet edhe një takim i posaçëm i vendeve të G7-s. Në këtë takim Gjermania, SHBA dhe Japonia duan të gjejnë një gjuhë të përbashkët, me qëllim që më pas në një kuadër më të gjerë të gjendet një zgjidhje e përbashkët me vendet në ekspansion. Megjithatë shpresat janë të vakëta, nuk pritet që në dokumentin përfundimtar të qëndrojë më shumë se sa deklarata, që luhatjet e forta të tregjeve ndërkombëtare valutore nuk ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik. Japonia së fundmi fajësoi Korenë e Jugut se po ndikon qëllimisht në valutën e vendit për të favorizuar industrinë vendase të eksporteve. Koreja e Jugut e hodhi poshtë këtë akuzë duke bërë fjalë për korrigjime teknike, me qëllim dobësimin e luhatjeve në tregjet botërore.

Grindja kryesore zhvillohet mes Kinës dhe SHBA-së

Kina sipas opinionit të SHBA-së e mban qëllimisht të nënçmuar valutën e saj, me qëllim që t'i krijojë favore industrisë së saj të eksporteve në tregjet botërore. Megjithatë të gjitha shtetet e G20-s pranojnë se Azia është ndërkohë promotori i rritjes ekonomike botërore.

Në takimin e ministrave të Financave të G20-s, ku bëjnë pjesë ndërkohë edhe Brazili, Franca, Indonezia, Australia, Arabia Saudite e Afrika e Jugut, fillimisht do të shkëmbehen vlerësime për gjendjen e ekonomisë botërore.

IWF warnt vor Währungskrieg
Azia ndërkohë promotori i rritjes ekonomike botëroreFotografi: picture-alliance/dpa

Në deklaratën e parapërgatitur thuhet se "kooperimi ynë është baza e ruajtjes së ekuilibrit global të ekonomisë botërore".

Shtetet në ekspansion si India dhe Kina me vetëbesim të ri

Por një gjë dihet, debati për valutën është një shembull i qartë se si shtetet në ekspansion si India, apo Kina i dalin ballazi shteteve të industrializuara. Edhe shpërndarja e re e së drejtës së votës në FMN është një shembull tjetër për këtë vetëbesim të ri të shteteve në ekspansion.

Dallime mes shteteve të G20s- ka edhe në çështjen e rregullimit të tregjeve financiare. Gjermania në këtë pikë kërkon rregulla më të forta, ndërsa shtetet anglosaksone nuk e përkrahin rritjen e rolit kontrollues të shtetit.

Autor: Peter Kujath/Lindita Arapi

Redaktoi: Angjelina Verbica