1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Roli i OKB-së në Qipro dhe Irak

Thomas Reinke20 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/ArTz
Eshtë ky një muaj i mirë për Kofi Anan: dy herë brenda një kohe të shkurtër ai luajti rolin më të dashur në OKB, si përsoni më i lartë me peshëm më të madhe politike në këtë organizatë.
Suksesi i parë ishte thirrja e negociatave për Qipron. Sekretari i përgjithëshëm u paraqiti një ultimatum palëve negociatore në mënyrë që të debatojnë planin mbi të cilin në prill duhet të zhvillohet edhe një referendum gjithëpopullor për ardhmërinë e këtij vendi. Ndërsa suksesi i dytë është roli i Anan në cështjen e zgjedhjeve të ardhëshme në Irak, të cilat ai i ka ofruar si opsion në janar, gjatë bisedimeve në Nju Jork me përfaqësuesit e trupave okupuse amerikane dhe administratës kalimtare irakine.
OKB edhe më tej është prezente dhe duket që me tensionimin e gjendjes do të forcohet edhe roli i saj. Mirëpo forca ndërmjetësuese nuk ka të bëjë fare edhe me fuqinë e vërtetë në terren, sepse kjo varet vetëm prej interesave që mbrojnë palët në konlikt dhe interesimi i tyre për zgjidhjen e problemeve.
Kofi Anan nuk do të kishte mundur kurrë të ushtronte kaq shumë presion ndaj udhëheqësve të pjesës turke të Qipros, po të mos kishte mbështetjen e vet Turqisë e cila synon përmirësimin e pozicioneve të saja në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë që po të mos ishin shiitët një forcë e vërtetë, e cila vështirë mund të kontrollohet edhe prej forcave okupuese, amerikanët me siguri që sekretarit të pëgjithëshëm nuk do t'i lejonin rolin e gjyqtarit, edhe pse angazhimi i tij u pështatet interesave amerikane.
Ka mundur të jetë edhe ndryshe: Anan gjithnjë ka dëshmuar se mund të nxjerrë edhe vendime autonome, pa marrë parysyshë nëse i pëlqejnë apo jo SHBA. Nuk duhet dyshuar se paralajmërimet e tija kanë për synim mirëqenjen irakiane: kaq shpejt nuk mund të organizohet zgjedhjet demokratike sipas standardeve më të larta dhe duke respektuar organizatën dhe sigurinë.
Megjithatë Kofi Anan nuk do të japë propozime konkrete për ardhmërinë e Irakut. Por është shumë e mundur që edhe për këtë cështje të kërkohet ekspertiza e OKB-së për shkak të mosbesimit dhe mosmarrveshjeve që ekzistojnë mes shiitëve dhe amerikanëve.
Tashti vjen koha e skenareve:Si mund të bëhet transferimi në qershor i pushtetit në duart e vendorëve dhe krijohet një qeverie kalimtare pa dëmtimin e shiitëve?
Ndoshta kjo mund të bëhet përmes propozimeve për zgjërimin e këshillit të tanishëm qeveritar, në mënyrë që zgjedhjet e ardhëshme të jenë një lloj kompromisi. Ndoshta me të vërtetë ka kuptim që për këtë kohë të emrohet një përfaqësues i posacëm i OKB në Irak, një përson me autoritet dhe pushtet të plotë, si për shembull këshilltari i Kofi Anan për irakun Lakdir Brahimi.
Por ky do të ishte një vendim më i vështirë i sekretarit se në të gjitha vendet tjera: do të thotë se ai duhet të dërgojë në Irak një numër më të madh bashkpuntorësh, që do të ishte një objektiv shumë i lehtë për ekstremistët për sulme të ngjashme sikur ato të gushtit të vitit të kaluar në Bagdad.
Kundër këtyre masave janë shumica e administratës së OKB dhe për një vendim të këtillë, Anan me siguri që nuk do ta kishte lehtë.