1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rindërtimi në Libi - Shanse për sipërmarrjet gjermane

25 Gusht 2011

Ekonomia gjermane ka premtuar investime në Libi. Sipërmarrjet dëshirojnë të angazhohen fuqishëm në rindërtimin e vendit. Shanset do të jenë kryesisht në ndërtimin e infrastrukturës.

https://p.dw.com/p/12N70
Pamje simbolike - Marrëdhëniet ekonomike gjermano-libiane
Pamje simbolike - Marrëdhëniet ekonomike gjermano-libianeFotografi: picture-alliance / dpa / DW-Fotomontage

Falë naftës së saj dhe rezervave  të gazit, Libia është një vend i pasur. Muammar al Gaddafi dhe familja e tij kanë përfituar miliarda nga kjo dhe i kanë siguruar ato jashtë vendit. Vetëm në bankat gjermane llogariten të jenë shtatë miliardë euro, që cilat ndërkohë janë ngrirë. Tani duhet që këto para të lirohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vihen në dispozicion për popullin libian. Ekonomia gjermane sheh shanse të mira për të rritur investimet e saj në Libi. Interesi është i madh, thotë zevëndësdrejtori i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë Gjermane, (DIHK) Felix Neugart. Veçanërisht në zhvillimin e infrastrukturës ka shumë për të bërë: "Aty nuk ka energji elektrike dhe furnizim me ujë, nuk ka kanalizime, pra  gjithçka çfarë nevojitet për infrastrukturën e domosdoshme, kërkon si ekspertë teknikë të shkallës së lartë, ashtu dhe  inxhinierë të aftë. Në këtë drejtim firmat gjermane janë më të mirat dhe me siguri që aty ato janë patnerët më të kërkuara."

Jo vetëm infrastruktura, por edhe sipërmarrjet kanë mbetur prapa në Libi

Felix Neugart, Nahost-Experte beim deutschen Industrie- und Handelskammertag DIHK. Foto: DIHK, Undatierte Aufnahme, Eingestellt 02.12.2009, Freigabe durch: Katrin Niedziella Bereich International | AHK DIHK - Deutscher Industrie- und Handelskammertag e.V.
Felix Neugart, zevëndësdrejtor i DIHKFotografi: DIHK

Një mjedis i papërshtatshëm dhe mungesa e një sigurie ligjore e kanë penguar në të kaluarën  angazhimin në Libi  të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.  Neugart: "Aty ka shumë vendime të cilat  ose nuk u arrit të realizoheshin, ose ato u janë vënë pjesërisht në jetë nga qeveria libiane. Ndaj ishte shumë e vështirë që një sipërmarrje e huaj të arrinte të zbulonte: çfarë duhet  të bënte në të vërtetë dhe çfarë jo. Dhe nëse kjo tani ndryshon, pra nëse do të ketë siguri ligjore dhe kritere të  përgjithshme të qarta si për sipërmarrjet vendase edhe për ato të huaja, atëherë, mendoj se Libia do të bëhet një patner shumë aktiv për shumë firma gjermane".

Rreth 100 firma gjermane ishin aktive në Libi para luftës civile, në mesin e tyre edhe koncernet e mëdha si Siemens, Winterschall dhe REW Dea, bën të ditur Shoqata e ekonomise gjermane në Afrikë. Kjo shoqatë dëshiron t'i bëjë thirrje kompanive anëtare që ato të angazhohen përsëri më shumë në këtë vend. Për shkak të rezervave të pasura me gaz dhe naftë, shumica e kompanive gjermane  janë të angazhuara në ekonominë energjetike dhe ndërtimin e impianteve. 

Symbolbild Erdölförderung Erdöl Öl
Fotografi: picture alliance/dpa

"Ende herët të thuhet se  kur, si dhe në ç' kushte mund të rifillojë prodhimi i naftës"

Fabrikat  kimike të gazit  dhe naftës, BASF, Wintershall në fund të shkurtit  e kishin ulur prodhimin e nxjerrjes së naftës në shkretëtirë  për shkak të luftës civile. Qysh atëherë aty nuk prodhohet më naftë. Punonjësit e huaj janë larguar, bëri të ditur zedhënësi për shtyp Stefan Leuning. Wintershall është në Libi prej vitit 1958 dhe prodhonte aty para trazirave 100.000 fuçi nafte në ditë. Leunig: "Aktualisht është ende herët për të thënë se  kur, si dhe në çfarë kushtesh mund të fillojë përsëri prodhimi i naftës. Parimisht fillimi i prodhimit  në kushte aktuale teknike mund të fillojë brenda disa javësh. Por prodhimi është i varur  nga gjendja e infrastrukturës së eksportit si dhe nga gjendja stabile e sigurisë në vend."

Zhvillimet në vend , thotë Leuing do të vëzhgohen nga afër nga sipërmarrjet. Punëtorët vendas që kanë qëndruar në Libi kujdesen aktualisht për prodhimin: "Shqetësimi ynë edhe më tej është për punonjësit tanë libianë, veçanërisht në Tripoli. Ne shpresojmë që trazirat e dhunshme të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur".

Autor:  Monika Lohmüller / Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora