Jo kuotave të detyrueshme për refugjatë
5 Shtator 2015Kriza e refugjatëve po bëhet për Evropën një sprovë gjithnjë e më e madhe. Në Hungari pati përsëri skena dramatike. Nga Budapesti dhe zonat përreth u nisën të paktën 800 vetë - kryesisht sirianë - më këmbë drejt kufirit austriak. Ata thërrisnin në mënyrë të përsëritur «Deutschland»- dhe «Germany».
Megjithë kaosin BE-ja vazhdon të jetë thellësisht e ndarë lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve. Kancelarja Angela Merkel bëri thirrje për një reformë themelore të politikës së Evropës për refugjatët. "I gjithë sistemi duhet të rishikohet", tha Merkel. Midis 28 vendeve të BE-së, duhet të ketë një "shpërndarje të drejtë të barrës".
Në Bashkimin Evropian po shtohen thirrjet për një samit të posaçëm të krerëve të shteteve për krizën e refugjatëve. Në një takim të ministrave të Jashtëm në Luksemburg për këtë u shpreh ndër të tjerë, ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz. Homologu i tij sllovak Miroslav Lajçak tha: "Ne jemi sigurisht për një takim të tillë. Nëse presim deri në mes të tetorit, mund të jetë shumë vonë." Përveç këtij sami po diksutohet edhe për një tjetër takim të posaçëm i ministrive të Jashtëm dhe të Brendshëm të BE-së.
Rezistencë ndaj kuotave të detyrueshme për shpërndarjen e refugjatëve
Kundër nismës franko-gjerman për kuota të detyrueshme për shpërndarjen e refugjatëve ka ende rezistencë masive. Kryeministri hungarez Viktor Orban e përsëriti kundërshtimin e tij ndaj Berlinit. Në një takim në Pragë ideja e kuotave u refuzua edhe nga qeveria e Polonisë, e Republikës Çeke dhe e Sllovakisë. Edhe Estonia përsëriti Jo-në e saj kundër kuotave të detyrueshme për refugjatët.
Ministri i Brendshëm çek Milan Chovanec propozoi për t'i transportuar refugjatët me trena të posaçëm nga Hungaria në Gjermani. "Ne do t'i lëmë trenat të kalojnë, pa e kontrolluar identitetin e emigrantëve." - tha ai të premten në Pragë në një takim me homologun e tij sllovak Robert Kalinak. E paqartë është nëse kjo ide e ministrit të Brendshëm çek ishte diskutuar më parë me kryeministrin e vendit Bohuslav Sobotka.
Kryeministri hungarez Orban tha se në rast do të lejohen muslimanë që të emigrojnë në Evropë, një ditë evropianët do të konstatojnë se janë pakicë në kontinentin e tyre, tha ai në radion shtetërore. "Nëse ne nuk i mbrojmë kufijtë tanë, në Evropë do të vijnë dhjetëra milionë." - tha Orban.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, António Guterres, i bëri thirrje BE-së të bierë dakord mbi shpërndarjen e deri 200 000. refugjatëve sipas kuotave të detyrueshme.
Shefi i Komisionit të BE Jean-Claude Juncker konfirmuar se do të propozojë javën e ardhshme shpërndarjen e 120 000 refugjatëve të mëtejshëm në vende të tjera të BE-së. Me këtë masë synohet të lehtësohen Greqia, Italia dhe Hungaria. Deri tani, plane të tilla ka për 40 000 vetë.
Britania e Madhe e gatshme të pranojë refugjatë sirianë
Kryeministri i Britanisë, David Cameron u shpreh i gatshëm për të strehuar disa mijëra sirianë. Ai nuk përmendi ndonjë shifër të saktë. Megjithatë oferta vlen shprehimisht vetëm për njerëzit që janë ende në kampet e refugjatëve në kufirinin e Sirisë. Për refugjatët që janë tashmë në Evropë, kjo ofertë nuk vlen. Kryeministri konservator, i cili më parë ka ndjekur një qëndrim të ashpër ndaj refugjatëve, ishte në shenjestër të kritikave pas fotografive me djalin e mbytur.
Por edhe shpërndarja e refugjatëve sipas kuotave vullnetare ka qenë deri tani e pamundur, kryesisht prej prej rezistencës së vendeve evropiano-lindore.