Republika Srpska: Nacionalistët fitojnë thellë në referendum
26 Shtator 2016Serbet boshnjakë votuan në një referendum pro shpalljes së 9 Janarit si festë kombëtare. Më 25 shtator, të dielën, 99,8% (sipas përllogaritjeve të 75% të votave) e banorëve të Republikës Srpska i thanë Po shpalljes së ditës së kontestuar, 9 Janarit si festë kombëtare. Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik u shpreh para parlamentit në Banja Luka, se me këtë është i qartë vullneti i votuesve. 1,2 milionë vetë kishin të drejtën e votimit të dielën.
BE është shprehur kundër referendumit, ndërsa qeveria serbe në Beograd është shprehur po ashtu para referendumit, se ajo nuk e mbështet referendumin e serbëve boshnjakë. Përkundër kësaj, kjo iniciativë e presidentit Dodik kishte miratimin e Moskës.
Dodik vendosi për votimin, megjithë një ndalimi të Gjykatës Kushtetuese. Sipas vendimit të gjykatës, shpallja e 9 janarit si festë kombëtare bie ndesh me ligjin, sepse ajo përjashton banorët myslimanë dhe kroatë të Republikës.
Më 9 Janar 1992, tre muaj para fillimit të Luftës së Bosnjes që zgjati nga viti 1992-1995, u shpall Republika Srpska, ndër të tjera nga lideri i serbëve, Radovan Karadxhiç, i cili në mars të këtij viti u dënua nga Tribunali i Hagës me 40 vjet burgim. Por për jo-serbët në Bosnje-Hercegovinë 9 Janari nuk është një ditë feste.